Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Do të kemi habere për ty’, Balla paralajmëron dhe i nxjerr VIDEON Bashës: Ecën përkrah trafikantit të drogës, motra e tij në listën e PD-së Elbasan 

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

923ba19bd2f900b1d447521335a91c97

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar një video në të cilën shfaqet kreu i PD, Lulzim Basha, sipas Ballës, i shoqëruar nga Altin Dalipi një person i dënuar për trafik droge në Belgjikë.

Ky i fundit është njëkohësisht vëllai i kandidates së PD në Elbasan, Lumturie Hasa.

Deputeti socialist në video përmend edhe emra të tjerë, si kandidati i Shijakut dhe Shkodrës që sipas tij janë persona më precedentë penalë. Balla i bën thirrje liderit demokrat të tërheqë këta emra ashtu siç e kërkon dhe ligji.

Ai paralajmëron Bashën se në ditët në vijim do të ketë ‘habere’ për të nga Elbasani.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Lulezim! Ku je Lulezim?! Në Durrës ke një të dënuar për trafik droge në Zvicër, duhet ta tërheqësh se siç kërkon Ligji nuk mund të kandidojë. Kandidatin serial, subjekt të SPAKUT në Shkodër “Hile” Zefin, lërja Drejtësisë. Në Elbasan mos e ndrysho listën aman, por mos e fyej Elbasanin. Mjaft u more me gaztorët e tu dhe manipuluesin e kamerave të Kryeministrisë kur Saliu dhe ti qëllonit mbi popullin opozitar. Por në ditët në vijim do kemi habere për ty nga Elbasani… Sa për matematikën e numrave kuptohet qartë që ti i je rikthyer planit të çadrës për pengimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të zhvillohen më 25 Prill. 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img