“Do të jem gjithmonë vetëm, s’mund të kem fëmijë”, 22-vjeçarja tregon dramën që i shkaktuan dietat (Foto)

Publikuar tek: bota, më 09:12 01-03-2017 “Do të jem gjithmonë vetëm, s’mund të kem fëmijë”, 22-vjeçarja tregon dramën që i shkaktuan dietat (Foto)

Një studente ka ndarë me të gjithë dramën e saj për të sensibilizuar bashkëmoshatarët e saj të cilët shpeshherë për tu dukur ‘bukur’ ndërmarrin dieta drastike.

Heather Muir, 22 vjeç ka rrëfyer për ‘The Sun’ se si pasojë e dieteave ajo ka ka kaluar në menopauzë në moshën 20-vjeçare dhe tashmë nuk mund të ketë fëmijë.

Muir tregon se që e vogël ëndra e saj ishte të bëhej balerinë dhe në moshën 12-vjeçare kishte dëgjuar mësuesin e saj të baletit teksa i thoshte prindërve të saj ta mbajnë larg nga ëmbëlsirat.

Në atë moment 22-vjeçarja kishte filluar të ndërpriste ushqimin dhe të gënjente të ëmën se kishte ngrënë jasht. Në moshën 16-vjeçare ajo vijonte të binte në peshë dhe sëmuret rëndë dhe kjo i sjell pasoja të rënda me mesturacionet duke e çuar atë në menopauzë të parakohshme.

Ky lajm e tronditi Heather dhe kështu ajo vendosi të luftonte anaorkesinë. “Tentoj që të ha më shumë dhe kjo më ndihmon me terapinë. Për fat të keq e di se disa gjëra nuk mund të kthehen mbrapsht. Jam në një moshë ku duhet të mendoj për të pasur fëmijë, por tani mora vesh se nuk mund të kem kurrë” ka thënë ajo teksa i bën thirrje bashkëmoshatarëve të jenë të kujdesshëm me ushqimet dhe të mos ndërmarrin dieta pa u konsultuar më parë me mjekët dhe dietologët. 

diete1.jpgdiete2.jpgdiete4.jpgdiete5.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-presidenti i SHBA-së rikthen vëmendjen, zbulon “Rembrandin” e brendshëm (FOTO)
Përballen me gjykatën 2 gratë që akuzohen për vrasjen e vëllait të diktatorit Kim Jong-un »
Article Logic
Execution time: 0.012660026550293
array(1) { ["section"]=> string(105) "do-te-jem-gjithmone-vetem-s-mund-te-kem-femije-22-vjecarja-tregon-dramen-qe-i-shkaktuan-dietat-foto-70333" }