Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Do të japë dorëheqjen”, Ibsen Elezi flet për “non grata-n” e Berishës: Në shtator ai nuk shkon në Parlament, do i dali Zot vetes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ibesn Elezi, një ndër zërat kritikë kundër Bashës dhe së fundmi pjesë e grupit “Për PD”, thotë se Sali Berisha nuk do të shkojë në Parlament në shtator, në legjislaturën e re, pas vendimit të DASH që e shpalli atë “non grata” në Amerikë.

Në emisionin “RepolitiX” ai ka komentuar dhe reagimin e Lulzim Bashës. Sipas Elezit, kreu i PD duhet t’i dilte në krah Sali Berishës. “Për mua deklarata e Bashës është distancim nga Berisha, unë kështu e lexoj. Ky nuk ka sjellje lideri. Basha duhet t’i dilte në mbrojte Berishës…”, u shpreh kritiku i Bashës.

 “Që ka qenë njeri i rëndësishëm dhe kemi pasur respekt po , por s’mund ta quajmë idhull dhe ikonë. Ajo që më bën përshtypje është pse pritet 8 vite për të bërë këtë punë se këtu flitet për korrupsionin para 8 vitesh. Minimi i demokracisë është e rëndë si akuzë, pasi korrupsioni janë të gjithë në shtresën elitë të politikanëve. Unë nuk besoj se është trondit Berisha se ai nuk trondite me kaq, por këto të tjerët që do vijnë më pas do kenë tronditjen më të madhe.

Kjo deklaratë është trajtë amorfe si vetë Basha. Për mua deklarata e Bashës është distancim nga Berisha, unë kështu e lexoj. Ky nuk ka sjellje lideri. Basha duhet t’i dilte në mbrojte Berishës dhe më pas të hapte rrugë dhe të ikte nga partia me dinjitet. Për mua Sali Berisha nuk shkon në shtator në Kuvend se e bën për shkak të staturës së vetë dhe i del zot vetes. Unë mendoj se Berisha jep dorëheqjen dhe përballet”, ka thënë Ibsen Elezi, ish-kreu i PD-së së Kukësit, pjesë e grupimit “Për PD”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img