Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Do të ishte herët dhe jo reale”, OBSH: Pandemia nuk do të përfundojë këtë vit

Shkruar nga Newsbomb

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se do të ishte “joreale” të presësh që pandemia e COVID-19 të mbarojë deri në fund të vitit 2021.

“Do të ishte herët dhe mendoj jo reale, të mendojmë se do të mposhtim virusin deri në fund të vitit”, tha drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i shërbimeve të urgjencës, Michael Ryan.

Ndër të tjera ai tha se nëse vaksinat fillojnë të kenë ndikim në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë OBSH do të përshpejtojë kontrollin drejt kësaj pandemie”.

“Nëse vaksinat fillojnë të kenë ndikim jo vetëm në evitimin e numrit të viktimave dhe në shtrimin e pacientëve në spitale, por një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë unë besoj se ne do të përshpejtojmë drejt kontrollit të kësaj pandemie”, shtoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu