Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Do të fus bombën në gojë", kërcënoi kreun e SPAK, Prokuroria pushon hetimin ndaj 24 vjeçarit: Vuan nga çregullimet bipolare

Shkruar nga Newsbomb
"Do të fus bombën në gojë", kërcënoi

Pas një hetimi instesiv, prokuroria e Tiranës u tërhoq nga hetimet ndaj një të riu, dhe ka kërkuar në gjykatë pushimin e cëshjes mbasi akteskpertiza vërtetoi se ai vuan nga crregullimi bipolar.

24 vjecari kërcënoi në tëiterin e Ambasadës Amerikane, kryeprokuroin e SPAK, Arben Kraja, dhe referimi u krye nga agjensia e antiterrorit në Tiranë.

“Do të fus bombën në gojë ty dhe do t’i bie familjarët në arkmort nëse nuk vazhdon të mos veprosh ndaj SHISH”– shkroi 24 vjecari ne tëitterin e ambasadës të publikuar në datën 25 tetor 2021 dhe ky u vlerësua si një kërcënim për shefin e SPAK.

Nën dyshimet se ky shtetas kishte vepruar edhe herë të tjera në rrjetet sociale antiterrori i kërkoi prokurorisë ta hetojë shtetasin në fjalë për kanosje për shkak të detyrës.

Megjithatë një aktekspertizë e mjekësisë ligjore vërtetoi problemet e shëndetit mendor të të riut që lidhen me dëmtimin e sferës të të perceptuarit.

Pavarësisht kësaj sipas dosjes që iu tregua Top Channel 24 vjecari komentoi në llogarinë e ambasadës mbasi ishte ankuar ndaj një sërë institucionesh kryesish ndaj shërbimit sekret dhe antiterrorit që sipas tij e akuzojnë se është agjent i CIA .

I riu përsëriti para prokurorisë se kërkonte që shërbimi sekret vendas të hetohej nga SPAK dhe BKH, ndërsa këmbënguli : Jam kundër marrjes së kësaj dëshmie nga vartësit e Gledis Nanos që më herët ka dashur të më arrestojë kur ishte në krye të antiterrorist.

Dosja për pushimin e hetimeve është dorëzuar në gjykatën e Tiranës dhe nuk është hedhur ende në short, prej nga ky gjyqtari do vendosë nëse do ta pushojë apo do ta kthejë pas për hetime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll