Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Do të drejtohet nga një grua, kush është ish-deputetja e PS që emërohet në krye të Spitalit të Traumës

Shkruar nga Newsbomb
Do të drejtohet nga një grua, kush është ish-deputetja e PS

Spitali Universitar i Traumës apo siç njihet ndryshe Spitali Ushtarak në Tiranë, do të drejtohet nga ish-deputetja dhe doktoresha Edlira Bode. Ajo është prezantuar dje në mjediset e spitalit, ku është njohur me stafin dhe personelin.

Edlira Bode gjatë viteve 2017-2021 ka mbajtur mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetësinë, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.

Kush është Edlira Bode?

Ka lindur në Bilisht, Devoll, më 19 Prill 1973.  Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genovas, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe.

Ka shërbyer për disa vite si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Devollit. Në vitet 2008 – 2016 ka punuar si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës.

Edlira Bode ka drejtuar në vitet 2015 – 2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës, në vitet 2016 – 2017 Spitalin Rajonal të Korçës dhe në vitet 2017 – 2021 ka mbajtur mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës.

Në Tetor 2016 është zgjidhur Sekretare Organizative e PS për Bashkinë Korçë.

Edlira Bode

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll