Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

“Do ta vijoj me faza këtë çështje”, Kryemadhi për aferën e inceneratorëve: SPAK duhet të veprojë tani, ai i Tiranës, një skenë krimi

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur sot për aferën e inceneratorëve, duke thënë se ka dorëzuar në SPAK të gjitha provat filmike dhe se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka bërë kallëzimin për këtë çështje.

Ajo u  shpreh  në një intervistë “News24” se nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë me faza këtë çështje. Sipas saj inceneratori i Tiranës është një skenë krimi, ku vazhdojnë paguhen para çdo ditë. Kryemadhi shtoi se SPAK duhet të veprojë tani dhe pse e ka të vështirë përballë kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Unë u thirra në SPAK në cilësinë e kallëzueses. Dorëzova në SPAK të gjitha provat  filmike. Duhet të ndërpriten pagesat për inceneratorin e Tiranës,  është një skenë krimi. Unë kësaj gjëje do t’i shkoj deri në fund se duhet sjellë një model i ri, për tu ballafaquar, jo për t’i përdorur si gjoba. Nuk ka diferencim dhe riciklim të mbetjeve.Çështjen e inceneratorit unë do ta vazhdoj me faza.

Unë mendoj se SPAK duhet të veprojë dhe pse e di që e ka të vështirë, që përballë Ramës dhe Veliajt. Kam besim se për të shpëtuar imazhin e tyre, më e pakta që mund të bëjë SPAK është ndërprerja e pagesave. Në ditë paguhen 30 euro për 1 ton. Për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit janë kontrata që kanë mbaruar. Për Tiranën është rast tjetër, pasi ka të bëjë me një skenë krimi që do të vazhdojë për 30 vite.”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur nëse Partia e Lirisë ka prova të reja për këtë aferë, Kryemadhi pohoi se: “Patjetër. Historia e gjithë këtij investigimi, që në 3 mars, e kam thënë haptazi se do i shkoja deri në fund. Por u bë 2 vite e ca q e ndjek këtë çështje deri në fund.”

Më shumë