Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

“Do ta shkarkojmë brenda këtij mandati”, Ilir Meta shpërfill Taulant Ballën: Mos u merrni me shashka! Të rinumërohet dhe vota e fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta shpërfill deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të PS Taulant Balla, i cili paraditen e sotme u zotua se brenda mandatit që ka Kuvendi aktual, do ta shkarkojë Presidentin Ilir Meta.

Përmes një reagimi të pak minutave më parë, Meta shkruan “mos u merrni me shashka”, por kërkon që gjithë vëmendja të përqëndrohet te procesi zgjedhor dhe të rinumërohet çdo votë.

“Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!  Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore”, shkruan Meta.

Më herët, sot Taulant Balla tha se 50 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Metës dhe kanë të gjitha provat e nevojshme se ai ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin, para dhe gjatë zgjedhjeve.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img