I mbijetuari i vetëm në masakrën e Matit, Astrit Hani ka treguar detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Hani ka treguar se dy orë para ngjarjes, autori kishte konsumuar raki me një nga viktimat, Hamit Buçin.
“Unë isha poshtë makinës, se kishte një defekt. Pashë që Kujtimi po debatonte me punonjësit e Bashkisë.
Kujtimi i thoshte ‘jam unë këtu jo ju. Tha se ‘do ta shihni për pak se kush jam’. Të parin qëlloi Mentor Hoxhën pastaj të tjerit. Vëllai i pronarit të lokalit tentoi t’i hiqte automatikun Kujtimit”, u shpreh Hani.
Kujtojmë që ditën e djeshme, 54 vjeçari Kujtim Koxha, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin Q.K, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë breshëri plumbash shtetasit;
Mentor Hoxha, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit :
Erzen Aliaj , 49 vjeç, banues në Burrel (shofer kamionçine)
Hamit Buci , 43 vjeç, banues në fshatin Shëlli Mat . (banor fshati)
Dhe është plagosur rëndë shtetasi Astrit Hani, 40 vjeç, banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat.