Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Larisa në Greqi, ku një shqiptar ka abuzuar seksualish me një 22-vjeçare që kishte probleme mendore.
Mediat greke raportojnë se shqiptari 40-vjeç, kishte bindur babain e 22-vjeçares se ishte një “vizionar-shpirtëror” dhe se me fuqitë e tij të mbinatyrshme ai mund të ndihmote vajzën e tij.
Sipas padisë së ngritur nga vajza në fund të shkurtit të këtij viti, ajo pretendon se është përdhunuar në verë. 22-vjeçarja tha se nuk kishte folur më herët sepse 40-vjeçari i kishte thënë se gjithçka që ai i po bënte ishte pjesë e procesit që do të shëronte.
“Para se të hapja derën, ai më tha “dhe mos harro, mos fol askund, siç tham, ne i mbajmë disa gjëra me vete deri në varr”, rrëfeu vajza se i kishte thënë shqiptari.
Mediat helene raportojnë se 40-vjeçari prej disa vitesh jetonte në greqi dhe punonte si bojaxhi.