Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Do ta pres gjuhën”, mbyllet me tensione numërimi i kutive të Beratit, LSI s’merr mandatin, denoncon PD: Joana Melengu kërcënoi vëzhguesin tonë; do ta shohësh kur të dalim jashtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar në KAS numërimi i 114 kutive të Beratit, ku LSI mori 15 vota plus nga 77 që i duheshin për të marrë mandatin, duke mos e siguruar dot. Ndërkohë PS doli 18 vota minus dhe PD 5 vota minus.

Ndërkohë gjatë numërimit ka pasur dhe tensione të ashpra mes përfaqësuesit të PD, Marash Logu dhe vëzhgueses së PS, kryetare e njësisë administrative nr.2 në Berat, Joana Melengu. Logu kërkoi që anëtarët të kishin ndërprerë numërimin.

Relatori i mbledhjes Elvis Cefa tha se nuk do lejonte të flitej me gjuhë të ashpër në mbledhje, teksa kërkoi të vihen në dispozicion kamerat. Nesër në orën 17:00 do KAS do të mblidhet sërish. Marash Logu denoncoi vëzhguesen e PS Joana Melengu, se kishte kërcënuar vëzhguesin e PD, duke i thënë “do ta pres gjuhën, ta shohim kur të dalim jashtë”.

Logu: Do ta presim gjuhën se do të merremi vesh kur të dalim jashtë tha Joana Melengu. Kërcënoi vëzhguesen tonë. Kjo shtetase duhet të ishte në burg, por ishte sot në sallën e rinumërimit të votave. Nëse për PS është një ngjarje e pranueshme,për ne është e papranueshme. Kjo është një situatë alarmante. Ky rast do të denocohet ne polici dhe prokurori. Më 20 prill 2021 u kap në flagrancë duke ndarë ndihma ushqimore në këmbim të votës. Me paturpësi, në shkelje flagrante të ligjit, shantazhon e kërcënon një vëzhgues të PD. A e kuptoni zotërinj çfarë po ndodh këtu?

Më shumë

spot_img
spot_img