Hapësire reklamuese

Bota

“Do sulmoj me armë shkollën”, arrestohet 10-vjeçari në Florida pas mesazheve kërcënuese

Shkruar nga Newsbomb

Një djalë 10-vjeçar nga Florida është arrestuar pasi ka kërcënuar se do të bënte masakër në një shkollë.

Mediat e huaja shkruajnë se 10-vjeçari i kishte dërguar një mesazh kërcënues një nxënësi të klasës së pestë në shkollën “Patrio”, ku thuhej se do sulmonte shkollën.

"Sjellja e këtij nxënësi është e pështirë, veçanërisht pas tragjedisë së fundit në Uvalde, Teksas ", tha Sherifi Carmine Marceno. "Të sigurohemi që fëmijët tanë të jenë të sigurt është thelbësore. Ne do të kemi ligj dhe rend në shkollat ​​tona! Ekipi im nuk hezitoi asnjë sekondë, as një sekondë, për të hetuar këtë kërcënim."

Fëmija është akuzuar për kanosje me shkrim për të kryer një vrasje masiv. Kujtojmë që SHBA ka një “plagë” të shkaktuar nga ngjarja e rëndë e shkaktuar pak ditë më parë në Teksas, ku një 18-vjeçar shkoi në një shkollë dhe me breshëri plumbash vrau 21 persona, nxënës dhe mësues.

Sondazh

Poll