Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
18 %
2.1kmh
0 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Do skanohen 56 milion dokumenta, Artan Lame tregon si do të kryhet digjitalizimi i Kadastrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

E gjithë arkiva e Kadastrës Shqiptare do t’i nënshtrohet digjitalizimit, në dy faza përgjatë dy viteve të ardhshme.

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame tha se arkiva përmban rreth 4 milion pasuri, por vetëm 2.8 milion të tilla janë trashëguar në Kadastrën Shqiptare, kjo për shkak të mungesave të shumta në regjistrimet nga viti 1996.

Nga 2.8 milion pasuri, vetëm 700,000 e kanë të plotë dokumentacionin, tha Lame, ndërsa shtoi se janë rreth 56 milion dokumenta që do të skanohen.

Fjala e plotë e Lames:

Në fund të muajit dhjetor Kadastra Shqiptare mbyll vitin e dytë të krijimit të saj dhe, vitin qe vjen, e hap me fillimin e implementimit të një projekti me rëndësi themeltare, dixhitalizimin e arkivit dokumetar të saj.

Por përpara se të shpjegoj këtë projekt, dua të them diçka tjetër.

Viti 2020, me mbylljen për shkak të pandemisë, vuri në një provë të jashtëzakonshme institucionin për të vijuar shërbimet ndaj publikut në situatën e mungesës së kontakteve përmes sporteleve.

E them me bindje që, nëse në janar 2020 (pra pa filluar pandemia) Qeveria Shqiptare nuk do të kishte filluar implementimin e reformes se shërbimeve on line, s‘di të them për institucionet e tjera, por Kadastra do të kishte kaluar në kolapsim të shërbimit publik.

Futja e masive e aplikimeve përmes portalit qeveritar e-albania dhe dhënia e shërbimeve po përmes tij, mudësoi që Kadastra të vijonte të jepte shërbimet për qytetarët edhe në kushtet e mbylljes së plotë.

Nga eksperienca e provuar, një nga mësimet e mëdha të vitit që shkoi ishte PUNE ON-LINE dhe DIXHITALIZIM.

Në këtë frymë është edhe projekti që po prezantojmë sot për Dixhitalizimin e Arkivit të dokumentave të Kadastrës.

Hapi tjetër, por i cili do të jetë më i gjatë dhe kërkon më shumë kohë dhe shumë më tepër durim, vullnet dhe investime, është përmirësimi hartografik.

Por të merremi sot me Projektin e Dixhitalizimit të arkivit.

Ka një zakon të vjetër, që çdo drejtues kur vjen në detyrë fillon me sa keq e gjeta unë situatën. Dua t‘i shmangem kësaj gjëje, megjithëse edhe nga shifrat do ta shohim realitetitn.

Çdo pasuri ka tre elementë:

Kartelën, Referencën dhe Hartografinë.

Bëhet fjalë për një arkiv me rreth 4.073.000 pasuri. Meqenëse çdo pasuri ka minimalisht 1 referencë, duhej të kishim të paktën 4 milion referenca. Por në fakt Kadastra trashëgon vetem rreth 2,8 milion referenca.

Kjo për shkak se ndër vite, kur është kryer regjistrimi fillestar në vitet 1996 e deri rreth 2010, veçanërisht në fshat i binin shkurt dhe për gjithë fshatin hapnin një referencë dhe për pasuritë shtet ose nuk regjistroheshin fare ose regjistroheshin pa hapur referenca.

Prej këtyre egzistojnë të hedhura në sistem dhe të dixhitalizuara tërësisht të dhëna vetëm për rreth 700.000 pasuri. Këtu bëhet fjalë për pasuri të cilat është kryer rregjistrimi fillestar kryesisht pas vitit 2014, pasi të mëparshmet nuk kryhej dixhitalizimi.

Për rreth 1 milion pasuri të tjera, nuk është kryer skanimi i referencave, por është kryer pjeserisht vetem dixhitalizimi i kartelës.

Pra, nga llogaritë e përgjithshme, mbeten për t‘u skanuar rreth 2.838.000 referenca që përmbajnë rreth 56 milion dokumenta (kontrata shitblerjeje, vendime gjyqi, vendime të kthimit të pronave, AMTP, akte trashëgimie, domumenta noterialë, bllokime bankash, etj, etj).

Projekti do të përfshijë:

-Skanimin e dokumentacionit të referencave, pra rreth 56 milion dokumenta.

-Skanimin dhe dixhitalizimin e kartelave të pasurisë për rreth 3,3 milion kartela pasurie.

Projekti do të zgjasë dy vjet:

Faza I, Viti 2022

Përfshin përfshin Dixhitalizimin e Kartelës së Pasurive te Paluajtshme dhe Skanimin dhe Indeksimin e dokumentacionit ligjor në 4 Drejtoritë e Tiranës, drejtoria Vorë-Kamëz, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë.

Këtu përfshihen 1056 zona kadastrale të Republikës.

Në këtë fazë do të angazhohen rreth 230 punonjës të kontraktuar nga ASHK në nivel qëndror dhe vendor.

Faza II, Viti 2023

Faza II, e cila do të shtrihet gjatë vitit 2023, përfshin Dixhitalizimin e Kartelës së Pasurive te Paluajtshme dhe Skanimin dhe Indeksimin e dokumentacionit ligjor në Drejtoritë e Kadastrës: Elbasan, Korçë, Berat, Gjirokastër, Krujë, Pogradec, Dibër, Kukës, Kuçovë, Tepelenë.

Këtu përfshihen 1693 zona kadastrale të Republikës.

Në këtë fazë do të angazhohen rreth 150 punonjës të kontraktuar nga ASHK në nivel qëndror dhe vendor.

Projekti parashikon që, përpunimi i dokumentacionit për skanim dhe/ose dixhitalizim, të mos influencojë fare në punën normale të vetë drejtorive vendore dhe të mos prekë shërbimin ndaj qytyetarëve.

Qëllimi fundor i kësaj ndërmarrjeje, është ajo që me një shprehje e ka thënë Kryeministri: “Brenda 1 minute të më vijë dokumenti në telefon“.

Po të ishte këtu sot edhe Kryeministri, do t‘i drejtoja një falenderim të sinqertë për mbështetjen që ka dhënë vazhdimisht gjithë ngrehinës ligjore institucionale të Kadastrës.

Në mungesë të tij, një falenderim publik i shkon ZVKM Ahmetaj. Sepse unë mund të dua të bëj shumë gjëra dhe mund të shoh shumë ëndrra. Mund të ulem – siç jemi ulur me Mirlindën – sa të duam për të bërë edhe projekte për zgjidhjen e tyre në epokën dixhitale.

Por pa komponenten financiare, ato do kishin mbetur thjesht endrra.

Me ZVKM Ahmetaj ne krijuam një treshe shumë efikase, që sot po jep rezultatin e vet të parë të madh.

Duke patur parasysh situatën e trashëguar financiare të Kadastrës, për implementimin e këtij projekti ishte e domosdoshme mbështetja e Buxhetit të Shtetit, gjë që u arrit e plotë dhe në afate rekord brenda këtij fund viti.

Aktualisht Kadastra kryen rreth 1,2 milion operacione në vit ndaj qytetarëve. Midis tyre ka një shumicë dërmuese që e shohin ndryshimin, por ka edhe një numër që ende ankohen për vonesat, ankohen për cilësinë e shërbimit, ankohen edhe për mitëkërkim.

Ju drejtohem veçanërisht këtyre të fundit, që të kenë besim tek Kadastra si institucion dhe tek unë personalisht që, gjatë vitit 2022 do bëjmë të pamundurën që këto ankesa të shkojnë drejt shuarjes dhe veçanërisht pas përfundimit të këtij projekti, ato të zerohen tërësisht.

Unë shpjegova punën që do të kryhet dhe se si do të kryhet ajo teknikisht. Por komponentja tjetër themeltare e këtij Projekti, është infrastruktura e tij dixhitale, ndërhyrjet në sistem, përcaktimi i work flout, softwerw-t që do të aplikohen, mënyra e integrimit të këtyre të dhënave në sistemin e përgjithshëm, etj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img