Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Do shtrëngohen masat për festa? Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve po ndjek situatën

Shkruar nga Newsbomb
Do shtrëngohen masat për festa? Manastirliu: Komiteti i

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur në lidhje me rishikimin em asave kufizuese në prag të festave.

Manastirliu tha se ky është një vendim që do duhet të merret nga Komiteti i Ekspertëve duke vlerësuar edhe indikatorët e tjerë të situatës së pandemisë në vendin tonë.

Ajo theksoi se arma e vetme që kemi në dorë është vaksinimi për të imunizuar të gjjithë popullatën.

“Dua të them që vendimet merren nga komiteti i ekspertëve. Situata po ndiqet në mënyrë dinamike. Duhet të jemi të kujdesshëm për masat duke rivlerësuar masat që kemi, Esenciale është vaksinimi si armë që kemi kundër virusit apo edhe varianteve që qarkullojnë siç është edhe Omircon. Priten informacione nga institucionet ndërkombëtare për të parë sa i rrezikshëm është ai. Vaksina është arma që ne kemi. Jemi sot këtu edhe për të vijuar fushatën e vaksinimit duke synuar që vaksinimi të shtrihet sa më shumë te të rinjtë.

Shqipëria ka një mbulesë vaksinale që po rritet dita ditës. Është situatë e qëndrueshme e vaksinimit në Shqipëri. Ne nuk do të ndalemi derisa çdo qytetar të jetë i mbrojtur përmes vaksinimit. Fushata e vaksinimit ka disa nivele të operimit. Jemi në një nivel të ri. Prej disa muajsh jemi derë më derë për qytetarët që nuk kanë mundur të shkojnë për t’u vaksinuar. Shëndeti qëndron në majë. Qeveria shqiptare ka siguruar dozat e vaksinave për popullatën dhe ne po ecim me hapa të qëndrueshëm”, tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese