Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Do rrah doktorin me shpulla, tau-tau!” Burri po priste jashtë Kuvendit Berishën

Shkruar nga Newsbomb

Një 41-vjeçar ka ngritur "në këmbë"  Policinë e Shtetit pasi pranë ambienteve të Kuvendit po bënte veprime të dyshimta. Shtetasi me ininciale F.B, i veshur me të zeza, ishte duke qëndruar përpara Kuvendit dhe po shfaqte veprime të dyshimta.

Fillimit ai nxiti panik me një objekt të ngjashëm me një pistoletë, mirëpo më pas rezultoi se ishte një çakmak në formë pistolete.

Ky shtetas gjatë qëndrimit para Kuvendit u shfaq duke folur në telefon dhe thoshte: Do rrah doktorin, do i fus ca shpulla. Tau-tau-rrapa-patau. Duro, duro, hajde se flasim.

Ne foto: 41 vjeçari teksa ne dore mban çakmakun në forme pistolete Ne foto: 41 vjeçari teksa ne dore mban çakmakun në forme pistolete

Dyshohet se 41-vjeçari ishte duke pritur Sali Berishën, me synimin për ta goditur atë. Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe Policia e Tiranës të cilët thanë se 41-vjeçaru kishte probleme të shëndetit mendor.

"Më datë 02.11.2023, rreth orës 12:45, është marrë njoftim se në afërsi të Kryesisë së Kuvendit, është konstatuar një shtetas, i cili përbënte shqetësim për qytetarët.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar në vendngjarje dhe kanë marrë kontakt me shtetasin F. B., 41 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, të cilin e kanë këshilluar të largohet dhe më pas është larguar pa probleme", thuhej në njoftimin e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese