Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Do rishikohet akciza për alkoolin’, Basha në Berat garanton sipërmarrësit: Pijet shqiptare do të kenë sukses në tregje, brenda dhe jashtë vendit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b62f30140fcc1e55fb6c8e4a9a9502a5

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte sot në Berat, ku vizitoi dhe një kantinë vere shumë të njohur në atë zonë.

Lideri demokrat u premtoi sipërmarrësve të pijeve alkoolike se gjëja e parë që do të bëhet është rishikimi i akcizës për alkoolin në mënyrë që pijet shqiptare të kenë akses të lehtë në tregje.

Ai gjithashtu tha se me ecjen përpara me procesin e integrimit europian, u vijmë në ndihmë të gjithë, në veçanti industrinë e agro-përpunimit të verës, bujqësinë dhe fermerët.

“Akciza duhet të rishikohet me qëllim që të nxisë prodhimin e brendshëm dhe ta frenojë atë dhe kjo ka të bëjë edhe me verën, edhe me birrën, sepse është i njëjti problem tek të dyja këto. Ndërsa sa i përket prodhimit të verës, realisht gjykoj se tregu i brendshëm është një mundësi e madhe për t’u eksploruar. 92% sipas kësaj të dhëne që kam parë është verë që importohet, që vjen nga eksporti, vjen nga jashtë. Ndërkohë që kapacitetet tuaja kanë ardhur duke u shtuar, përvoja juaj ka ardhur duke u shtuar, do të bëjmë gjithçka që t’ju ndihmojmë”, tha Basha.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img