Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
30 %
6.2kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
9 °
E hënë, 24 Janar, 2022

Do regjistrohen kandidatë në zgjedhje jashtë afatit? Flet Rama: Tani që mësuan Maduron…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë një konference me mediat kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse mund të regjistrohen kandidatë për zgjedhje duke qenë se ka përfunduar edhe afati.

Rama deklaroi se nuk do të humbë më kohë me opozitën dhe se çdo parti politike ka të drejtën e vet për të mos u futur në zgjedhje, ndërkohë theskoi se edhe herë të tjera Shqipëria ka shkuar në zgjedhje pa një pjesë të opozitës.

‘Meqë nuk ka kandidatë në më shumë se 30 bashki do fokusohemi te bashkitë që kanë kandidatë. Këta nuk janë ankand, është e drejta për të zgjedhur. Nga ana tjetër është një ankand të drejtash politike që të tjerët kanë të drejtat për të zgjedhur.

Është e drejta e tyre të mos hyjnë në zgjedhje. Përsa kohë qëndrojnë në kornizën e kushtetuesve të ligjit është e drejta e tyre për të mos u futur në zgjedhje. Është mirë ta mbyllim këtë që asnjë parti të mos kërcënojë qeverinë.  Prandaj jemi më mbrapa se tjerët se s’ka naj gjë ketu, s’ka naj gjë atje. Njëri e shef semaforin jeshil, tjetri blu, kemi humbur shumë kohë për t’i futur në shtëpinë e bashkëjetesës që është Shqipëria dhe bashkëjetesën e garanton ligji. Nuk e kuptoj dot si mund të vazhdojmë të humbasim kohë akoma duke bërë akrobacira pa lidhje dhe mos u shqetësoni shumë se nuk është e para herë që bëhen zgjedhje vendore pa një pjesë të opozitës.

Janë bërë zgjedhje vendore dhe secili ka marrë mësimet e veta dhe nuk i shkon kujt më në mendje të braktisin zgjedhjet. Se kanë mësuar Maduron tani, por opozita e Maduros prej vërteti dhe jo Maduros që shikojnë këto, nuk ka ikur nga Parlamenti. Në egjipt janë bërë zgjedhjet, u tha të mërkurën për të djelën dhe opozita u fut në zgjedhjet e kaluara. Dhe kam dëgjuar që thanë se gabimi që ne bëmë ishte duke mos u futur në zgjedhje. Po flasim për situata komplet të ndryshme. Këto nuk mund të imagjinohen se janë vetëvrasje. Cfarë mund të bëjmë më shumë që kolegët tonë të mos vrasin veten, politikisht them të vrasim veten. Çfarë të bëjmë ne, t’i themi aman kur i doni zgjedhjet? I doni në vjeshtë apo mos vallë është më mirë t’i bëjmë në dimër apo i doni në pranverë? Çfarë doni ju të ikë qeveria? Patjetër! Po kë doni ju kryeministër? Një që ta doni ju!

Këto janë fantazira që nuk e kuptoj si mund të dalin në filxhan, se normalisht as në filxhan nuk duhet të dilnin këto, por mesa duket dalin në filxhan. Që shiko dhe pak se shikoj këtu një rrugë që hapet dhe një që vjen nga jashtë dhe në fund shikoj disa gjethe që kanë rënë dhe është vjeshtë. Dhe këtu afër gjethes shikoj një E me kokë përmbys’, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img