Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Do punoni për një kryeministër që e kritikoni? Kryenegociatori Zef Mazi: Duhet më shumë dialog për të mirën e vendit, Ramës i thashë do mendohem për…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryenegociatori për negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Zef Mazi deklaroi se palët politike duhet të dialogojnë më shumë për të mirën e përbashkët të vendit.

Mazi foli në News24 edhe për kritikat që i ka bërë qeverisë, ku u shpreh se kritikat e tij kanë qenë publike, ndërsa tregoi se i ka kërkuar kohë kryministrit Rama për t’u menduar pas ofertës që iu bë.

Pyetje: Pse zgjodhët të punonit për një qeveri që e kritikoni?

Mazi: Kritikat i kam bërë dhe janë publike. Por sesi i shoh unë sot është që i kemi bërë nder vetes sonë dhe vendit. Kryeministri më tha kam këtë ide, do mendohem i thashë se është një nder i madh. Është një përzgjedhje që të jep shumë përgjegjësi.

Pika e dytë lidhet me politikën. Ne kemi një  politikë shumë konfliktuale për 30 vjet. Mesazhet që përcolla përmes shkrimeve është që ka një kufi, duhet të dialogosh sa më shumë. Retorikat pro integrimit i shërbejnë vendit.

Pyetje: Do punoni për një kryeministër që kritikoni, një qeveri të dështuar?

Mazi: E vështitrë të thuash që ka dështruar pas 7 muajsh. Të punosh bashkarisht për një të mirë në nivel të madh është në të mirë të vendit. Duhet të bëhen të gjithë bashkë për këtë punë. Por kritikat duhet vënë në balancë.

Pyetje: Mendoni se do të ishte mirë që të kishit një farë roli në mirëkoordinimin e institucioneve të shtetit, përfshirë dhe PD?

Mazi: Kjo është më vend, por është jashtë mandatit të negociatorit dhe nuk e di a do ta pranonte Unioni këtë gjë. Unë kam takuar Metën dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në çfarë do lloj problemi. Ne kemi motivacion që vendi të hyjë në union.

Pyetje:  Rezoluta e PPE, ka kusht tjetër?

Mazi:Jo nuk bëhet fjalë për një kusht tjetër. Ka një keqkuptim, ku ka nja ndarje mes kushteve dhe kërkesave. Kushtet kanë qenë 4 dhe janë bërë.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img