Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

“Do priten në mes ëndrrat e fëmijëve!” Qendra e Artit “DEA” drejt mbylljes, denoncimi i Adriana Dizdarit: E shitën pronën pa na njoftuar, mëkatet e tyre nuk i nxë as dheu

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mësuesja e njohur e pianos, Adriana Dizdari, e cila është edhe bashkëshortja e kompozitorit Limos Dizdari, me të cilin kanë ngritur Qendrën e Artit “DEA” në Ksamil, ka denoncuar faktin se prona në të ciliën punojnë prej 23 vitesh është shitur pa i njoftuar ata.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo tregon se prej 4 ditësh kësaj qendre i është ndërprerë energjia elektrike, ndërkohë që ditën e sotme është ndërprerë edhe furnizimi me ujë. Mësuesja thotë se 23 vite më parë kanë bërë një kontratë 20 vjeçare me Kofederatat, ndërkohë që sipas ligjit të vitit 1998, pasuritë e Konfederatave duhet të regjistrohen si pasuri të pushtetit vendor, që mundësisht të hevitohen matrapazllëqet.

Por sipas saj, edhe pse e kanë kërkuar zbatimin e këtij ligji, nuk janë marrë parasysh. Ajo thotë s ee la Tiranën 23 vite më parë me një ëndërr, duke shitur shtëpinë për të ndihmuar fëmijët që të mësojnë mbi botën e muzikës.

Postimi i plotë:

Filloj gjuetija e shtrigave në qëndrën e Artit “Dea”

Që prej katër ditësh gjëndemi në erësirë të plotë. Sot edhe pa ujë.

Për të shuar kureshtjen njerëzve dashamirës , do të jap një sqarim të thjeshtë.

 ⁃ Njezet e tre vjet më parë u shperngulem këtu në Ksamil. Bëmë kontratë 20 vjeçare me Konfederatat.

 ⁃ Simbas ligjit i vitit 1998  këto pasuri të konfederatave duhet të regjistrohen si pasuri të pushtetit vendor, që mundësisht të hevitohen matrapazllëqet. E kemi kërkuar pambarimisht këtë zbatim ligji po nuk ka funksionuar.

 ⁃ Mbas mbarimit të kontratës, përsëri sipas ligjit, kjo pronë nuk mund të shitet pa na njoftuar dhe pa pjesëmarjen tonë, si pretendentë të parë.

 ⁃ Duke shkelur në mënyrë flagrante ligjet e shtetit konfederata bën pronar të ligjshëm disa anonim. Prishet në heshtje kontrata tonë me OSHE (dritat) dhe ujësjellësin dhe në mënyrë mizore lenë pa drita dhe pa ujë Qëndren e Artit “ DEA” me gjithë dy qytetarë të Republikës së Shqipërisë të cilët kanë shitur shtëpinë e tyre në Tiranë për të rindertuar ish kino teatrin e çfoshkur me gjithësej, dhe banojnë po atje…

 ⁃ Dhe tani këta dy qytetare të shtetit tonë, mbeten në mes të rrugës, sepse disa njerëz, duke menduar se ata janë më të mirë dhe më të zot se ne, na sikterisin, pa menduar se çfarë poshtërsije vërtitin nëpër duar, duke na prerë dritat dhe ujin, dmth të drejtën për të jetuar.

 ⁃ Po poshtërsija më e madhe është e konfederatave dhe atyre që fshihen pas tyre. Ky është misioni i konfederatave apo sindikatave të shesin pronat publike si tu dojë qejfi dhe interesi? Nuk meren me të drejtat e punonjësve këta pseudo patriotë?

 ◦ Mesa di unë, qofsha e gabuar , me mbarimin e vitit 2021 konfederatat e kanë mbyllur “misionin” e tyre, nuk funksionojnë më. Po si e ka shitur këtë pronë? Nga babai e ka trashëguar? O Zot vër dorë mbi këta njerëz, ndihmoji tu hapen sytë dhe zemra,  se mëkatet e tyre nuk i nxë as dheu. Si more njerëz, në jeni të tillë, guxoni të lini pa drita dy të njerëz që me ëndrat e tyre , bënë të ëndërojnë fëmijët e kësaj zone , prindërit e tyre, të mëdhej e të vegjël.? Nuk keni frikë nga mallkimi i një nëne, gjysheje, i një mësueseje,  I një gruaje që me devocion la Tiranën ku ishte në majën e Olimpit, për një mision fisnik?

 ⁃ Më ktheni 23 vjetët e sakrifikuara të jetës time, më ktheni shtëpinë që shita për një ëndër Perëndije, më ktheni qetësinë dhe zemrën që ma sëmurët ….dhe ne largohemi, Shqipërija ka kudo nevojë për ne

 ⁃ Vetëm një keqardhje të madhe kam…. do të ju pres në mes ëndrat fëmijëve, …..kush ti mësojë dhe drejtojë në botën plot ngjyra të muzikës këtu në fshat?….. Këta kanë qënë lumturija ime këtu….

Adriana Priftuli Dizdari

Departamenti i edukimit

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img