Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Do preferoje të ishe Grida Duma, apo lista e kryetarit? Ja si përgjigjet ish deputetja demokrate

spot_img

Lajme të ngjashëm

f0527c863bfd49e0a8d94410d85c1eec

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma shprehet publikisht pro idesë për lista të hapura.

E pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi, lidhur me debatin e ditëve të fundit për ndryshimin e sistemit dhe hapjes së listave, Duma tha se mbështet formulën e konkurrencës. Ajo tha se listat e hapura duhet të jetë hapi i radhës që duhet diskutuar, por më parë duhet të garantohet vota e lirë.

“Do të preferoj gjithmonë, dhe do të bëj gjithmonë, ta çoj gjithë kontributin tim drejt konkurrencës. Por edhe në listat e hapura, kryetarët janë ata që rekomandojnë. Le të shkojnë dhe të votojnë shqiptarët për Grida Dumën, apo këdo që ia shohin emrin, ne duhet t’i vendosim në pozita konkurrenciale. Nuk jam e vetmja që kam folur për këtë formulë konkurrencialiteti, por qëndroj në kollonën që kjo nis nga vota e lirë. Listat e hapura duhet të jenë hapi i radhës që duhet diskutuar. Qëndroj plotësisht në linjën e ngulmimit të luftës që ne duhet të sigurojmë votën e lirë. Së pari duhet te garantojmë votën e lirë dhe më pas duhet te vendosin qytetarët me referendum për sistemin”, u shpreh Grida Duma.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img