Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Do përdorë NATO armë bërthamore kundër Rusisë? Ja si përgjigjet Stoltenberg

Shkruar nga Newsbomb
Do përdorë NATO armë bërthamore kundër Rusisë? Ja

“Përdorimi i armëve bërthamore kundër Ukrainës do të ketë pasoja të rënda për Rusinë”, deklaroi Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Më herët, presidenti francez, Emanuel Macron përjashtoi mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Rusisë. Kjo është hera e parë që Macron foli për politikën e përdorimit të armëve bërthamore nga Franca.

I pyetur nëse NATO do të konsiderojë si mundësi përdorimin e armëve bërthamore nëse Rusia do të nisë sulmin, Stoltenberg u shpreh se qëllimi i NATO-s është ruajtja e paqes.

“Qëllimi themelor i parandalimit bërthamor të NATO-s është ruajtja e paqes dhe frenimi i agresion ndaj aleatëve të NATO-s. Rrethanat në të cilat NATO mund të duhet të përdorë armë bërthamore janë jashtëzakonisht të largëta.

Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme, e pamatur dhe ata e dinë se nëse përdorin armë bërthamore kundër Ukrainës, kjo do të ketë pasoja të rënda. Dhe ata gjithashtu e dinë se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë”, u shpreh ai.

Pas sulmit hakmarrës të Rusisë ndaj disa qyteteve të Ukrainës, ku mjaft civilë mbetën të vrarë, NATO vendosi të mbledhë në një takim dy ditor ministrat e Mbrojtjes të Aleancës për të diskutuar për mbështetjen ushtarake që do t’i jepet ushtrisë ukrainase.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll