Hapësire reklamuese

Aktualitet

Do pastronin 18.4 mln euro të Cosa Notras-s, SPAK çon në gjyq tre italianët

Shkruar nga Newsbomb
Do pastronin 18.4 mln euro të Cosa Notras-s, SPAK çon në gjyq

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre shtetasit italianë të cilët në bashkëpunim me Rezart Taçin do të pastronin 18.3 miilionë euro të mafias italiane.

Sipas njoftimit të SPAK, bëhet me dije në përfundim të hetimeve paraprake lidhur me këtë proçedim penal është arritur në konkluzionin se të pandehurit Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, në bashkëpunim me shtetasit shqiptar Rezart Taçi, Artur Balla, Bledar Lilo të dërguar në gjykim më parë në kuadër të procedimit të lidhur, në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përfitimit monetar në masën 16 %, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vënde të tjera.

Shuma monetare që përbën produkt të veprës penale është në masën prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro. Kjo shumë monetare është sekuestruar dhe tashmë është konfiskuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në gjykimin ndaj të bashkëpandehurve në procedimin e lidhur.

Më herët Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë Artur Ballën dhe Bledar Lilon, kunatin dhe shoferin e biznesmenit në kërkim Rezart Taçi. Ata të dy u dënuan 21 vite burg në total. Sipas SPAK, ata janë angazhuar dhe kanë vepruar në vendin tonë për llogari të ish-bosit të “ARMOS”.

“Në përfundim të hetimeve paraprake lidhur me këtë procedim penal është arritur në përfundimin se të pandehurit Rezart Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, në bashkëpunim me shtetasit italian Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli dhe disa persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale", u bë me dijee më herët. 

Një vit më parë, SPAK në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane finalizoi operacionin për prangosjen e disa personave dhe sekuestrimin e mbi 18 milionë eurove, të cilat u bllokuan në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Ato ishin nisur nga Italia dhe do pastroheshin në Shqipëri.

Në vendin tonë u arrestuan kunati dhe shoferi i Taçit, ndërsa në Itali të prangosur ishin disa. Vetë biznesmeni shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

18.4 milionë euro të mafies italiane “Cosa Nostra” u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021. SPAK tha se Rezart Taçi do pastronte 18.4 milionë euro përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen. Kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane, ndërsa trasferta e pa ligjshme e parave drejt vendin tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.211/1 viti 2022, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake lidhur me këtë proçedim penal është arritur në konkluzionin se të pandehurit Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, në bashkëpunim me shtetasit shqiptar Rezart Taçi, Artur Balla, Bledar Lilo (të dërguar në gjykim më parë në kuadër të procedimit të lidhur), në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar një skeme komplekse financiare të kundraligjshme, të shtrirë në disa shtete të ndryshme, që ka pasur si qëllim “pastrimin” e një shume monetare të konsiderueshme që përbën produkt të veprimtarisë kriminale.

Pjesë e kësaj skeme financiare, me ndihmën e shtetasve shqiptarë të përfshirë, ka qënë edhe kryerja e disa veprimeve dhe transaksioneve bankare në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, veprime të cilat janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që të realizohen plotësisht, për shkak të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjatë hetimeve janë mbledhur prova se ndihma në këtë rast për transferimin dhe fshehjen e shumës monetare është bërë kundrejt premtimit për marrjen e përfitimit monetar në masën 16 %, në raport me shumën monetare që është transferuar në Shqipëri dhe që do të vijonte të transferohej në vënde të tjera.

Shuma monetare që përbën produkt të veprës penale është në masën prej 18,399,941.50 (tetëmbëdhjetë milion, e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë, e nëntëqind e e dyzet e një, pikë pesëdhjetë) Euro. Kjo shumë monetare është sekuestruar dhe tashmë është konfiskuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në gjykimin ndaj të bashkëpandehurve në procedimin e lidhur.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 09.01.2024 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesë për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, të akuzuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) dhe (dh), nenet 28/4, 333/a/2, 334/1 të Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese