‘Do njoh vetëm 5 qershorin’, Meta mesazh Ramës: Fajtori për atë marrëveshje do jetë vetëm një. Mua s’do më vij fare keq për fatin e tij

Publikuar tek: politike, më 13:21 24-09-2020 ‘Do njoh vetëm 5 qershorin’, Meta mesazh Ramës: Fajtori për atë marrëveshje do jetë vetëm një. Mua s’do më vij fare keq për fatin e tij Presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta duke folur për diskutimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se ai pret në zyrë vetëm kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Kush përpiqet të godasë atë marrëveshje tha Meta, do jetë fajtor, dhe sipas tij fajtori është vetëm një, as dy e as katër.

“Përgjegjësia do jetë vetëm e një fajtori, nuk do ketë dy fajtorë nëse shkelet marrëveshja e 5 qershorit. Ai për fatin e tij personal do të vërë në pikëpyetje fatin e gjithë shqiptarëve. Të gjithë politikanët duhet të ndajnë interesin kombëtar nga çështjet politike dhe fati personal.

Kështu që çështjet shtetrore dhe interesi kombëtar janë të paprekshme. Kush mendon se e ardhmja e tij është më e rëndësishme se eardhmja e Shqipërisë, duhet të reflektojë. Bën mirë të refklektojë, edhe për pozitën e vetë”, tha Meta.

Më tej, presidenti u tha gazetarëve se nëse “dikush” do përpiqet të barazojë fatin e tij personal me fatin e Shqipërisë, Metës nuk do t’i vijë fare keq.

“Ne sot kemi politikanë që qartazi punojnë hapur kundër interesit kombëtar. Unë pres vetëm kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë. Them të mos kihet frikë nga hapja e listave. Ndryshimet e 2008 ishin fatale për parlamentarizmit tonë.

Nëse dikush do përpiqet të barazojë fatin e tij me fatin e të gjithë shqiptarëve dhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë, mua nuk do më vij fare keq për fatin e tij personal”, përmbylli ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Diskutimet për pragun zgjedhor, Balla: Hajdeni të diskutojmë, po s’keni sjell asnjë draft. Lexova të Hajdarit e nuk mora vesh gjë
Priti në zyrë Ambasadorët e vendeve të BE, Meta: Theksova se zgjedhjet e lira janë kyç për të ardhmen europiane »
Article Logic
Execution time: 0.011729955673218
array(1) { ["section"]=> string(137) "do-njoh-vetem-5-qershorin-meta-mesazh-rames-fajtori-per-ate-marreveshje-do-jete-vetem-nje-mua-s-do-me-vij-fare-keq-per-fatin-e-tij-221495" }