Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“Do NDRYSHOJNË KUFIJTË në BALLKAN”: ‘ZBULOHET’ LETRA e KRYEMINISTRIT slloven për kreun e KE, BOSNJA në “ALARM”, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia preken…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa raportohet se i ka dërguar një letër jo-zyrtare kreut të Këshillit Europian, Charles Michel, që përmban planin për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Për këtë arsye, mediat në rajon raportojnë se ambasadori slloven në Bosnje dhe Hercegovinë Zorica Bukinac, është thirrur në një takim në Presidencë.

Letra aludohet se përmban një nga përparësitë kryesore të Brukselit zyrtar, që është “shpërbërja përfundimtare e Jugosllavisë”.

Gjatë presidencës sllovene të Këshillit Europian, e cila fillon në korrik, çështja e “shpërbërjes përfundimtare të Jugosllavisë” do të zgjidhet. Ndër të tjera, Republika Srpska pritet të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe kufijtë e Malit të Zi, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë do të rregullohen, raporton Newsbomb.al.

E ndërsra anëtari i Presidencës së BiH, Shefik Xhaferoviç mësohet të ketë thënë gjatë takimit me ambasadorin slloven se “ndarja paqësore nuk është e mundur”, kryetari Milorad Dodik deklaroi qëndrimin kundër.

Por vetë kryeministri slloven ka reaguar në rrjetet sociale, duke mohuar lajmin. Ai shkruan se herën e fundit që u takua me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel ishte vitin e kaluar, ndaj s’kishte si “t’i dorëzonte fizikisht letrën” në shkurt apo mars të këtij viti.

Më tej Jansa thotë se Sllovenia kërkon zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda BE-së.

Sakaq, Zheljko Komçiq, përfaqësuesi kroat i “trojkës”, konfirmoi sot se ishte pyetur nga presidenti i Kroacisë Borut Pahor, nëse Bosnja dhe Hercegovina “mund të shpërndahej paqësisht”.

Komçiq dhe përfaqësuesi boshnjak i presidencës Xhaferoviç thanë se diçka e tillë nuk mund të ndodhë paqësisht, ndërsa Milorad Dodik, si President i Republikës Srpska, ishte në favor të idesë së ndarjes, raporton Newsbomb.al.

Xhaferoviç e përshkroi me më shumë detaje bisedën, duke thënë se presidenti kroat kishte deklaruar se në Bashkimin Europian ka “qarqe të caktuara” që besojnë se procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë duhet të jetë parësor, dhe se vetëm atëherë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të pranoheshin në BE. Xhaferoviç tha se procesi i shpërbërjes tashmë ka përfunduar, dhe se ata po e çojnë rajonin drejt një lufte të re. Presidenti kroat thuhet se ishte dakort me deklaratën e tij. /Newsbomb.al

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img