Ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me disa deputetë të tjerë, ditën e sotme kanë vendosur që të paraqesin në Parlament kërkesën për debat publik me Edi Ramën lidhur me deklaratat e bëra nga kryeministri në Bruksel për ndryshimin e drejtimit nëse nuk hapen negociatat.
Kësaj kërkese i është bashkuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi së bashku me nënkryetarin Petrit Vasili dhe deputeten Erisa Xhixho.
“Deputetet e opozitës kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkesën për mocion me debat lidhur me kërcënimin që Rama bëri në Bruksel për ndryshimin e drejtimit nëse nuk hapen negociatat.
Ajo çka unë ju informova dhe po e firmos këtu para jush, Edi Rama duhet të paraqitet para shqiptarëve se cili është drejtimi që mund ti japë vendit ai, përveçse drejtimit evropian”, tha Berisha ditën e sotme teksa firmosi kërkesën live para kamerave.





