Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Do menaxhojë Butrintin, ambasadorja Kim: AADF-ja nuk qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka reaguar pas miratimit nga Parlamenti të Marrëveshjes mes qeverisë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Kim thotë se AADF që prej krijimit në 2009 nuk ka synuar asnjëherë shfrytëzim për fitim.

Më tej ambasadorja e SHBA thotë se AADF-ja në 13 vite nga krijimi i saj ka angazhuar 100 mln dollarë në 70 projekte në Shqipëri duke krijuar më shumë se 6 mijë vende pune.

“Nuk ka qenë kurrë për fitim apo shfrytëzim. AADF u krijua në vitin 2009 me mbështetjen e USAID-it për të zhvilluar sektorin privat dhe demokracinë e qëndrueshme në Shqipëri. Që atëherë, AADF ka angazhuar 100 milionë dollarë+ në 70+ projekte në Shqipëri, duke krijuar mbi 6000+ vende pune dhe duke tërhequr 300 milion dollarë+ nga investitorë të tjerë”-shkruan Yuri Kim.

Më shumë