Hapësire reklamuese

Politikë

“Do mbeten të paharruara takimet me të”, Meta me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit grek: Rol historik për forcimin e fqinjësisë së mirë

Shkruar nga Newsbomb
“Do mbeten të paharruara takimet me të”, Meta me mesazh

Presidenti Ili Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Greqisë, Karolos Papulias.

Meta ka postuar një foto të hershme me të dhe shkruan se nuk do i harrojë takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

“Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias.

Vlerësim të madh për rolin historik dhe kontributin e Tij të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për frymën konstruktive dhe vullnetin e sinqertë të dëshmuar për rivendosjen e urave dhe frymës së bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy popujve tanë.

Për mua do të mbeten të paharruara takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e Tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Ngushëllime familjes, autoriteteve dhe kombit grek për humbjen e këtij personaliteti të madh, që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të Tij” shkruan Meta në postimin e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese