
Deputeti i partisë socialiste Baftjar Zeqaj duket se ka marrë vëmendjen e regjisorit dhe skenaristit Pëllumb Kulla ditën e sotme, në 17 janar, për ditëlindjen e tij.
Ka ardhur si surprizë në rrjetet sociale ky urim së bashku me shumë foto të Zeqajt me njerëz të artit, duke përfshirë shkrimtarët Dritëro Agolli e Petrit Ruka, apo edhe vetë Pëllumb Kullën.
“GËZUAR DITLINDJEN BATO! Do të mbahesh mend si kampion miqësie me artistët! U bëfsh 100 dhe buzagaz përherë!” shkruan Kulla në rrjetet sociale.
Gjatë kohës që Zeqaj ka qenë në krye të bashkisë së Fierit, të gjithë artistët e mbajnë mend për një vëmendje të shtuar ndaj artit. Kasta më e madhe e aktorëve e kanë gjetur hapur derën e Teatrit të Fierit, ku mbështetja e bashkisë nuk mungonte për paraqitje skenike në këtë qytet.
Çdo javë, qyteti i Fierit gëlonte nga prezenca e ikonave më të mëdha të skenës e teatrit ashtu sikurse edhe ngjarje të shumta artistike. Ndaj, pjesa më e madhe e aktorëve e vlerësojnë deputetin për këtë vëmendje të shtuar ndaj artit.