Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Do mbahesh mend si kampion miqësie me artistët", Kulla uron deputetin për ditëlindje

Shkruar nga Newsbomb
"Do mbahesh mend si kampion miqësie me artistët", Kulla uron

Deputeti i partisë socialiste Baftjar Zeqaj duket se ka marrë vëmendjen e regjisorit dhe skenaristit Pëllumb Kulla ditën e sotme, në 17 janar, për ditëlindjen e tij.

Ka ardhur si surprizë në rrjetet sociale ky urim së bashku me shumë foto të Zeqajt me njerëz të artit, duke përfshirë shkrimtarët Dritëro Agolli e Petrit Ruka, apo edhe vetë Pëllumb Kullën.

“GËZUAR DITLINDJEN BATO! Do të mbahesh mend si kampion miqësie me artistët! U bëfsh 100 dhe buzagaz përherë!” shkruan Kulla në rrjetet sociale.

Gjatë kohës që Zeqaj ka qenë në krye të bashkisë së Fierit, të gjithë artistët e mbajnë mend për një vëmendje të shtuar ndaj artit. Kasta më e madhe e aktorëve e kanë gjetur hapur derën e Teatrit të Fierit, ku mbështetja e bashkisë nuk mungonte për paraqitje skenike në këtë qytet.

Çdo javë, qyteti i Fierit gëlonte nga prezenca e ikonave më të mëdha të skenës e teatrit ashtu sikurse edhe ngjarje të shumta artistike. Ndaj, pjesa më e madhe e aktorëve e vlerësojnë deputetin për këtë vëmendje të shtuar ndaj artit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese