Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Do marr virusin dhe do ua fus këtyrë', banorët e Vorës kërkojnë takim me kryetarin e Bashkisë

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_342266" align="alignnone" width=""]Protesta ne Vore[/caption]

Rreth 150 banorë ditën e sotme kanë dalë në protestë përpara Bashkisë së Vorës, pasi kundërshtijnë planin e rindërtimit.

Ata kanë kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë, ndërsa në protestë janë parë pa maska dhe duke mos ruajtur distancën sociale.

Një nga protestuesit është shprehur para kamerave se do të infektohej me vetëdije, për t'ua transmetuar virusin edhe zyrtarëve të Bashkisë.

"Gjëja e fundit që do bëj do marr virusin dhe do ia fus këtyre. E kam ndërtuar biznesin me djersë, kam ndjekur procesin si biznesmen, jo si kriminel. Biznesi im e kam ngritur 30 vite, certifikata e biznesit rezulton banesë, "ok" shembe dhe ma jep banesë pra po atyy ku është. Nuk më japin asnjë sqarim se ku do na çojnë", tha një nga protestuesit.

"Ne kot ishim, se aty ishte vendosur çdo gjë. Firmat dhe vulat ishin vendosur. Unë i mbaruar i mbaruar jam, s'kam pse të mbajë maskë. Nuk jam i dëmtuar as 1 m nga tërmeti, plani i rregullimit më kap. Më prisht biznesin ky plan, biznesin e kam në kat të parë dhe lart shtëpinë, tatimet i kam si biznes", tha një tjetër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu