Hapësire reklamuese


Aktualitet

“Do lutesha te Kisha e Laçit”, habit Vangjeli: Dua që Berisha të dalë i pafajshëm

Shkruar nga Newsbomb
“Do lutesha te Kisha e Laçit”, habit Vangjeli: Dua që

Analisti, Lorenc Vangjeli komentoi sot çështjen për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, pasi SPAK i kërkoi sot Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit, Sali Berisha lidhur me akuzat për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ish-kryeministrit i është dhënë masa paraprake e sigurisë “Detyrim paraqitje”, por Sali Berisha ka refuzuar të shkojë qoftë dhe një herë të vetme para togave të zeza, duke dërguar avokatët e tij ta përfaqësojnë.

Por sot pas kërkesës së SPAK, Berisha tha se është i gatshëm që të respektojë çdo vendim që do të marrë Parlamenti. Lidhur me zhvillimet e fundit, analisti Liorenc Vangjeli tha sot në emisionin “Top Story” se miqtë e Sali Berishës u sollën si armiq, duke i dhënë atij këshillën e gabuar për hapat që duhet të ndiqte pas akuzave.

“Ajo që deri dje as nuk e fantazonim, sot po ndodh. Kjo është një konkurrencë që duhet të na bëjë të kuptojmë se gjërat kanë ndryshuar. Kam përshtypjen se drejt të vërtetës ne mund të arrijmë qoftë edhe duke shpjeguar një nga paradokset që po ndodh tani. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e Sali Berishës, i cili zakonisht nuk është njeri që këshillohet, por edhe nëse i kanë folur i kanë dhënë këshillën më të gabuar të mundshme. Janë sjellë si armiqtë më të ligjtë të tij, në të gjithë këtë histori. I kanë rrëfyer rrugën e gabuar ku duhet të ecte në këtë përballje të tij me ligjin. Në mënyrë paradoksale njeriu më i interesuar që të bëjë avokatin e Berishës është kundërshtari i tij politik, Edi Rama”, tha analisti.

Më tej Vangjeli u shpreh se nëse do të mundej si individ do të shkonte të lutej tek kisha e Laçit, që ish-lideri i Shqipërisë të shpallet i pafajshëm.

“Nëse do të mundesha si individ, do të shkoja të lutesha në kishën e Laçit që ai ta fitonte këtë betejë me akuzën dhe drejtësinë. Do të lutesha me shpresën se ish-kryeministri i vendit tim të dalë i pafajshëm”, tha Lorenc Vangjeli.

Që nga dita kur u prangos dhëndri i tij Jamarber Malltezi,  ndaj Berishës u vendos “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë vendit”, veprim që parashikon bllokimin e pasaportës, lideri historik i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj SPAK dhe gjyqtares Irena Gjoka.

Duke qenë se Sali Berisha është anëtar i Kuvendit të Shqipërisë dhe gëzon imunitetin që i njeh ligji si deputet, Komisioni për Rregulloren dhe Mandatet do të mblidhet me 18 dhjetor dhe do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, nëse kërkesa për arrestimin e ish-kryeministrit është e bazuar në prova.

Aktualisht në masë sigurie “Arrest në shtëpi” është Jamarbër Malltezi, pasi akuzohet se ka vepruar me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani” gjatë kohës që në pushtet ishte vjehrri i tij, Sali Berisha. SPAK e akuzon këtë të fundit se gjatë kohës që ishte në kryeministër, ka vënë në shërbim të dhëndrit administratën, që të lejonin privatizimin e mijëra m2 tokë në Tiranë.

Në shkresën që kryeprokurori Altin Dumani i ka dërguar Lindita Nikollës, ai thotë se deputeti Sali Berisha nuk i është bindur vendimeve të Gjykatës së Posaçme, për t’u paraqitur dhe njohur me masën paraprake të sigurisë që është dhënë ndaj tij.

LEXO EDHE: E BUJSHME/ SPAK shkresë Kuvendit: Na lejoni të arrestojmë Sali Berishën!

LEXO EDHE: Habit Sali Berisha: Jam i gatshëm të votoj arrestimin tim

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese