Dy shtetas janë arrestuar dhe një i tretë shpallet në kërkim për arsye se janë identifikuar duke kryer një shkëmbim dorge në afërsi të njqë qendre tregtare në Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se në afërsi të një karburanti pranë një qendre tregtare shtetasit Klejd Myftarago, Klauden Mucogllava, W. H. (me shtetësi siriane dhe shqiptare) dhe disa persona të paidentifikuar, do të kryenin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike të llojt "Cannabis Sattiva".
Menjëherë janë organizuar shërbimet e krimeve të hapura të Komisariatit të Policisë nr.1 dhe Specialistë te Seksionit kundër narkotikeve civil por me elemente të dukshëm (jelek) me mbishkrim "Policia".
Në momentet e ndërhyrjes nga policia, shtetasi Klejd Myftarago, i cili drejtonte automjetin tip "Mercedes Benz" dhe pasagjer ishte shtetasi Klauden Muçogllava, kanë ndezur automjetin e tyre për tu larguar por janë neutralizuar menjëherë nga punonjësit e policisë.
Shtetasi W. H., i cili ishte drejtues i automjetit tip "Chevrolet" pas thirrjes së punonjësve të policisë "Ndal Policia" ka arritur të largohet me shpejtesi, duke dëmtuar njërin nga mjetet e punonjësve të policisë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip "Mercedes Benz" në pronësi të shtetasit Klejdi Myftarago.
Arrestimi i tyre u bë për kryerjen e veprave penale të “Kundërshtim i punonjësit të policisë ”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”, “Shkatërrim prone ” dhe “Dëmtime të tjera me dashje ”, parashikuar nga Nenet 236, 242, 150 dhe 90 të Kodit Penal.