Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se nuk ka nevojë të konsultohet me asnjë palë që do të futet në zgjedhjet lokale, për bashkitë pa kryetarë, sepse nuk ka të bëjë me zgjedhje të përgjithshme vendore.
Më herët, Presidenti bëri me dije se ëhstë në bisedime me KQZ për shpalljen e zgjedhjeve.
“Jam mëse i bindur që kam bërë një akt patritotik, që kam anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe që kam shmangur një konfrontim të programuar prej kohësh mes demokratëve dhe socialistëve. Duke dhënë një zgjidhje gjithpërfshirëse.
Nuk ka nevojë që Presidenti të ketë konsultim me askënd. Për arsye se nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të përgjithshme vendore. Këto duheshin bërë me kohë. Nëse do veproja më para do merrej si legjitimim i 30 qershorit. Në këto kushte jam i detyruar të veproj në kushtet që parashikohen në raste të tilla edhe pres reagimin nga ana e KQZ.
Pastaj kush ka dëshirë të regjistrohet, të marrë pjesë, unë këtë nuk e imponoj”, u shpreh Ilir Meta.