Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“Do ketë rritje për biznesin e madh”, Ibrahimaj flet për krizën energjetike: 200 mln euro OSHEE-së për dy periudha…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Ekonomisë Delinda Ibrahimaj ka folur në lidhje me krizën energjitike që ka prekur të gjithë vendet.

Në lidhje me këtë ministrja tha se është dhënë një fond për 200 milion euro nga qeveria për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të përballuar krizën energjitike.

Sipas saj sasia e kërkuar prej 200 milionë euro do të jetë një pjesë për periudhën muajit tetor-nëntor dhe pjesa tjetër do të jetë për 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

“Mbështetja që është anuncuar nga kryeministri pak se një javë më parë parashikohet që të arrijë në total vlerën 200 milionë euro. Sigurisht që kjo vlerë do të jepet për importet të energjisë elektrike dhe do të jetë e kushtëzuar me nevojat që  Shqipëria do të ketë për të importuar energji. Nuk është një krizë vetëm e çmimeve por është një krizë dhe e ofertës së energjisë elektrike dhe për këtë arsye ishte e nevojshme që ne të merrnim masa që të garantonim likuiditetin e duhur për të blerë energji pasi aty është një treg ndërkombëtar dhe gjithçka varet nga mundësia e financimit të këtyre lëvizjeve.

Për vitin aktual, ne jemi duke menduar instrumentin e duhur për financimin e kësaj sasie, për vitin 2021. Sigurisht që sasia e kërkuar prej 200 milionë euro mendohet se do të jetë përgjatë gjithë periudhës. Një pjesë do të jetë për fundin e muajit tetor-nëntor dhe pjesa tjetër do të jetë për 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Për këtë vit, performanca e të ardhurave ka qenë shumë e mirë dhe ne do të mundohemi që të gjejmë financimin më të lirë me qëllim që t’i kushtojë sa më pak buxhetit të shtetit kjo ndërhyrje që ne do të bëjmë,” tha Ibrahimaj për “Kjo Javë”.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se nuk do të ketë rritje të cmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël, por që do të ketë një rritje për biznesin e madh.

“Kjo kategori biznesesh në bazë të vendimit që do të merret nga MIE pasi nuk është një vendim që merret nga MFE, patjetër që do të ketë një rritje të çmimeve të energjisë për biznesin e madh dhe patjetër që kjo kosto do të transferohet në çmime të konsumatorit sepse është një çmim prodhimi i cili do të transferohet pjesërisht tek konsumatori” tha ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img