Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

‘Do ketë përgjime të tjera’, gazetari Flamur Vezaj bën deklaratën e fortë: I përfshirë edhe kryeministri Rama (FLET PËR BISEDËN ME ISH-DEPUTETIN E PS)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme duke u shprehur se në media do të dalin përgjime të tjera në të cilat përfshihet dhe kryeministri Rama.

albsig

Në një lidhje telefonike në emisionin ‘360 Gradë’, Vezaj u shpreh se Rama del në përgjime me ish-drejtorin e Burgjeve, i cili u arrestua pak kohë më parë sipas gazetarit ndërsa nuk specifikon nëse bëhet fjalë për Arben Çukon.

Flamur Vezaj: Është e turpshme se si pas 3 vjetësh prokuroria të deklarojë që tashmë kemi nisur hetimet edhe për korrupsion për palët zgjedhore. Ajo që mund të them unë në vazhdim është që do të ketë përgjime të tjera jo vetëm për zotin Dako, por edhe të kryetarëve të bashkive të tjera, si ai i Dibrës.

Zheji: Po kryeministri të rezulton i implikuar drejtpërdrejt në këto përgjime?

Flamur Vezaj: Unë kam bërë edhe një status pak më parë që kryeministri Rama është në dosjen 339. Ka komunikime të vazhueshme.

Zheji: Ai personalisht?

Flamur Vezaj: Po mo po ai personalisht ka përgjime me ish-drejtorin e përgjithshmë të burgjeve i cili u arrestua. Aty flitet gjithcka për kalimin e emerimeve për mbi 240 persona në burgun e Shkodrës, për raste konkrete ku tregohet se nga cila listë dhe nga cili subjekt duhet të pranohen.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img