Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Do ketë arrestime të tjera”, gazetarja: SPAK “ta ngrejë stekën” më lart, të merret me tenderat multi-milionësh

Shkruar nga Newsbomb
“Do ketë arrestime të tjera”, gazetarja: SPAK “ta

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për arrestimet e fundit të Prokurorisë së Posaçme, ku deklaroi se SPAK “duhet ta ngrejë stekën më lart”.

Sipas saj, institucionet e drejtësisë duhet të merren me tendera multi-milionësh, teksa shtoi se pret që të ketë arrestime të tjera.

“Unë mendoj se SPAK po merret me çështje që duken më shumë për të treguar se po bëjnë diçka, por nuk është e mjaftueshme. SPAK duhet që ta ngrejë më lart stekën. Duhet të nisë puna me tenderat multi-milionëshe.

Rastet e arrestimeve nga SPAK tregojnë se korrupsioni në Shqipëri është një fenomen. Është njësoj sikur puna e kanabisit që ishte fenomen, por thuhej e kundërta nga ana e qeverisë. Mendoj se do ketë arrestime edhe më tej, por më shumë janë për t’ju hedhur hi syve. Pashë se Voda ishte arrestuar për dhënien e 2 mijë eurove, por prisja arrestim për ndonjë tender milionësh. Gjithsesi nuk e kuptoj se përse SPAK u vonua një vit për arrestimin e Vodës", u shpreh Lala.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.