Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
2.1kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

“Do keni në dispozicion ekspertët më të mirë”, Gledis Nano në Elbasan: Të rritet forca goditëse dhe zbuluese e Policisë kundër krimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano mori pjesë këtë të mërkurë në analizën vjetore të punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Gjatë fjalës së tij, Nano ka falënderuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe efektivët në varësi, për rezultatet e arritura gjatë vitit 2021, dhe është ndalur në perceptimin që është krijuar në komunitet, për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë. Në lidhje me këtë perceptim, Drejtori i Përgjithshëm Nano ka garantuar qytetarët se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan janë tërësisht të angazhuara për të vijuar punën, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, krijimin e një ambienti sa më të sigurt, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, kapjen e autorëve dhe të personave në kërkim.

Po në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano ka kërkuar angazhim akoma më shumë nga strukturat e Policisë, si dhe ka kërkuar nga qytetarët, besim dhe mbështetje për të ndihmuar shërbimet e Policisë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe ndryshimin e këtij perceptimi që është krijuar kohë më parë në këtë rajon.

Më pas, gjatë zhvillimit të analizës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar strukturave vendore, rritjen e forcës goditëse dhe zbuluese, zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe kapjen e autorëve, parandalimin e kultivimit të kanabisit, duke treguar zero tolerancë në parandalimin e krimit dhe goditjen me ashpërsinë e ligjit, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në çdo fushë, duke sjellë pasoja për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm u ka kërkuar strukturave vendore që të grumbullojnë informacion, duke bashkëpunuar me qytetarët, për vendndodhjen e personave në kërkim dhe me ndihmën e Forcave Operacionale në PSH, të realizohet kapja e tyre.

Nano ka siguruar strukturat se do të kenë në dispozicion ekspertët më të mirë të hetimit të krimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim bashkërendimin e punës dhe me Prokurorinë e Rrethit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Drejtor Nano u ndal dhe te gjenerata e re e Policisë. Ai u ka kërkuar drejtuesve të strukturave policore që punonjësit e rinj që kanë filluar punë të mos lihen me shërbim nëpër Komisariate dhe Drejtori, por brezi i ri të aderohet dhe të planëzohet me shërbime në terren, me qëllim rritjen e performancës së Policisë, pasi brezi i ri është i mirëpritur, krijon një impakt shumë pozitiv dhe rrit besimin te qytetarët për një Polici më profesionale dhe më të aftë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img