Hapësire reklamuese

Politikë

Do kemi një Ukrainë të dytë në Ballkan? Rama: Kosova dhe Serbia duhet të flasin, paqja s’bëhet me mikun, bëhet me armikun

Shkruar nga Newsbomb
Do kemi një Ukrainë të dytë në Ballkan? Rama: Kosova

Kryeministri Edi Rama në konferencë më komisionerin Oliver Varhelyi tha se Kosova duket të zhvillojë biseda me Serbinë.

I pyetur nga gazetarët nëse do ketë një Ukrainë të dytë në Ballkan, Rama tha se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë paqe dhe të ulen në tryeza për bisedime.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është një arsye për të menduar se do kemi një Ukrainë të dytë po për të intensifikuar më shumë përpjekjeje për paqe. Paqja nuk bëhet me mikun, paqja bëhet me armikun dhe në këtë rast bëhet me armikun e deri djeshëm. Që nuk është miku i sotëm i Kosovës, por që është aty. As Serbia e as Kosova nuk ikën dot nga aty. Është një realitet që nuk e ndryshon dot askush.

Kosovën e kanë shpëtuar këto shtet, shtetet e BE dhe SHBA. Pa këto Kosova nuk do ishte dot e pavarur pavarësisht respektit që kem për UÇK.  Për të cituar një mik të madh të shqiptarëve Orban  “Ky process kërkon durim strategjik” nuk është një vyrtyt shqiptar” tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll