Hapësire reklamuese

Aktualitet

Do kalojë Unaza e Madhe, IKMT shemb pallatin 5 katësh në Laprakë

Shkruar nga Newsbomb
Do kalojë Unaza e Madhe, IKMT shemb pallatin 5 katësh në

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ditën e sotme ka shembur një pallat 5 katësh në zonën e Laprakës në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.

Vetë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka postuar pamjet e shembjes së objektit 5 katësh në Laprakë për të liruar sheshin dhe hapëirën publkike ku do kalojë “Unaza e Madhe”.

Sipas IKMT banorët pranë objektit që u shemb janë lajmëruar më herët si dhe për sigurinë e qytetarëve para shpërthimit u vendos një perimetër sigurie.

Njoftimi i IKMT

Në kuadër të projektit “Unaza e Madhe”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar punën për aksionin në lidhje me shembjen e objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin dhe me VKM shpronësimi.

Ditën e sotme, datë 13.02.2024 është shembur një ndërtesë 5 katëshe në Lotin e parë, në zonën e Laprakës me vendim prishje nga IKMT.

Aksioni ka si qëllim lirimin e sheshit dhe hapësirave publike, ku do të kalojë Unaza e Madhe.

Inspektorët e IKMT-së bashkë me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese