Hapësire reklamuese

Bota

“Do ju vras”, 38-vjeçari në Kamzë qëllon me armë dhe kërcënon efektivët e policisë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
“Do ju vras”, 38-vjeçari në Kamzë qëllon me

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Shooting" në Kamzë është arrestuar një 38-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se në prang aka rënë shtetasi Fetah Jata, pasi nuk I është bindur thirrjes së policisë dhe ka kërkcënuar se do të qëllonte drejt efektivëve.

38 vjeçari, banues në rrugën "Moxart", Kamzë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap me armë në dorë, me fishkë në fole gati për qitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim I Policisë:

Kamzë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shooting”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, duke i kërcënuar se do qëllonte në drejtim të tyre, kapet dhe vihet në pranga autori.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në Kamzë, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se mund të kishte qëlluar një person me precedent penal në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Shooting”.

Shërbimet e Policisë janë afruar në banesën në të cilën dyshohej se fshihej personi me armë dhe i kanë bërë thirrje që të hapte derën dhe t’i bindej kontrollit të Policisë.

38-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë, por ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar se do qëllonte në drejtim të punonjësve të Policisë.

Pas ndërhyrjes profesionale të punonjësve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arestimi në flagrancë i shtetasit:

F. J., 38 vjeç, banues në rrugën "Moxart", Kamzë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i cili u kap me armë në dorë, me fishkë në fole gati për qitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll