Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Do ju heqim non-gratat", Gazetari: Agron Neza dhe ish-drejtori i FBI tentuan të korruptojnë politikanë në Kosovë e Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
"Do ju heqim non-gratat", Gazetari: Agron Neza dhe ish-drejtori i FBI

Gazetari Milaim Zeka është shprehur se Agron Neza dhe ish-drejtori i arrestuar i FBI në Amerikë kanë tentuar të korruptojnë politikanë në Kosovë dhe Shqipëri. Sipas tij, personat e lakuar në dosje bashkë me Charles McGonigal premtonin se do i hiqnin politikanët nga lista e "non-gratave".

"Skandali i parë këtu është abuzimi që kanë bërë dy shqiptar dhe abuzimi i dytë është se kanë grumbulluar para duke abuzuar me emrin e FBI-së amerikane në Kosovë dhe Shqipëri. U kanë kërkuar para për t’i shpëtuar nga listat e zeza të amerikanëve.

Ndërsa në Kosovë u kanë thënë se nëse do tu japin para, ata mund t’ua heqin akuzat e pretenduara në gjykatën speciale në Hagë. Të gjitha këto lidhen me gënjeshtra dhe mashtrime. Sa i takon implikimit të Ramës, pavarësisht kritikave të mia, nuk rezulton që Rama është i implikuar në aferën e 225 mijë dollarëve.

Nëse Neza do të dalë dhe të argumentojë se Rama e ka dhënë këtë shumë parash, atëherë flasim për një vepër penale të kryer nga Rama. Nëse zyrtari i FBI-së në vizitat në Shqipëri është paguar udhëtimi dhe qëndrimi i tij nga ana e qeverisë shqiptare, kemi të bëjmë sërish me një vendim penale", është shprehur Milaim Zeka për Ora News.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed