Newsbomb.al zbardh dosjen e Prokurorisë së Tiranës për Dhurata Saliajn, vajzën e Mexhit Picarit i cili tre ditë më parë qëlloi për vdekje pranë Gjykatës së Tiranës dhëndrine tij, Kudret Saliajn. Shkak, ishte kërkesa për divvorc e viktimës.
Në dokumentet e siguruara nga neësbomb.al, bëhet me dije se në tetor 2020 Saqine Saliaj, mamaja e Kudret Saliajt ka kallëzuar në Polici se Dhurata Saliaj e ka marrë disa herë në telefon dhe e ka kanosur me fjalët “Do të vras ty dhe mbesën e gocën” e fjalë të tjera kërcënuese.
“- Në datë 02.10.2020, shtetësja Saqine Saliaj ka kallëzuar në organin e policisë së nusja e djalit të saj, e pandehura Dhurata Saliaj ka ushtruar dhe ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve. Kallëzuesja ka deklaruar se e kallëzuara e ka marrë disa herë në telefon dhe e kanos me fjalë të ndryshme si “Do të vras ty dhe mbesën e gocën” e fjalë të tjera kërcënuese”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë drejtuar Gjykatës së Tiranës, siguruar nga newsbomb.al.
Edhe vajza e mitur e Dhurata Saliajt ka deklaruar se nëna ushtronte dhunë ndaj saj dhe vëllait të vogël. Madje, iu ka thënë se nëse i tregonin babait, do t’i hidhte nga ballkoni.
“- E pyetur nga organi i policsë shtetësja F.S, vajza e mitur e të kallëzuarës, ka deklaruar se në datën 02.10.2020 rreth orës 12.00, ka qenë duke luajtur me vëllain e vogël në lagje, ka ardhur babai i saj dhe pasi kanë hyrë në shtëpi ka dëgjuar se ai, babai, po i tregonte gjyshes se mamaja e saj kishte folur në telefon me persona të ndryshëm. Ajo ishte shqetësuar dhe ka humbur ndjenjat.
Në darkë kur po qëndronte në shtëpi ka dëgjuar që mamaja e saj ka telefonuar gjyshen dhe e ka kanosur me fjalët se do ju vendos njerëz nga prapa për të ju vrarë. Gjithashtu, kjo shtetase deklaron se mamaja e saj ka rreth tre muaj që nuk sillet mirë me të dhe vëllanë e vogël, i kanos me fjalë, e ka qëlluar në fytyrë, e ka pickuar, ndërsa vëllanë e ka goditur në fytyrë dhe me bërryl në pjesën e sipërme të vetullës, dhe më pas i ka thënë nëse i tregon babait do të hedh nga ballkoni”, ka deklaruar vajza në Polici.
Edhe djali i vogël i çiftit është pyetur në Polici dhe ka thënë se nëna sillej keq me të pasi i kishte para disa mesazhe në celular.
“- Është pyetur nga organi i policisë dhe shtetasi i mitur E.S i cili ka deklaruar se mamaja e tij nuk sillet mirë me të, e godet dhe e kanos me fjalët do të vras, do të mbys me litar. Si shkak të sjelljes së saj deklaron se ai ka parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm me përmbajtje “o zemra ime, të dua shumë, kur do takohemi”, dhe për këtë shkak ajo sillet ashpër me të”, ka treguar djali.
Po ashtu, edhe mbesa e viktimës Kudret Saliaj, ka thënë se nusja e xhaxhait të saj ka kërcënuar përmes telefonit gjyshen, shkruan newsbomb.al.
“- Është pyetur gjithashtu nga organi i policisë dhe shtetësja K.S, e cila ka deklaruar se nusja e xhaxhait të saj në datën 02.10.2020 ndërsa ka qenë në banesën e gjyshes, këtë të fundit e ka telefonuar Dhurata dhe e ka kërcënuar me fjalë të tilla si do ju vras, do ju shuaj fare, etj”, ka thënë mbesa e Kudret Saliajt në Polici.
Për këto deklarime dhe të provuara nga oficerët e Policisë gjyqësore (kryesisht shenjat e dhunës te fëmijët), Dhurata Saliaj ishte dënuar pak kohë më parë me 2 vite burg nga Gjykata. Tashmë ajo nddhet në burg pasi dyshohet se bashkë me babain e saj, Mezhit Picari, kanë bashkëpunuar në vrasjen e Kudret Saliajt.