Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

“Do jetë ndryshe nga herët e tjera”, Rama tregon detaje për Kongresin e PS: Do ketë panele të shtrira jashtë Pallatit të Kongreseve (Temat që do të diskutohen)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama po mban fjalën në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku deputetët janë pjesë e këtij bashkëbisedimi “online”.

Rama ka dhënë detaje se çfarë do të ndodhë dhe se çfarë do të diskutohet në Kongresin e PS që do të mbahet të shtunën (9 prill), teksa tha se do të ketë surpriza.

Kreu i Qeverisë tha se Kongresi do të jetë i ndarë në dy pjesë, teksa u shpreh se ndryshe nga herët e tjera, ketë herë do të ketë të ftuar edhe qytetarë dhe grupe të interesave të ndryshme.

Rama ndër të tjera shtoi se do të diskutohet për politiken e jashtme të vendit por edhe për energjinë dhe rëndësinë e saj në ditët e sotme si dhe sekretarët do të flasin për punën e bërë deri më tani si dhe planet për punën në të ardhme.

“Kongresi këtë herë do të jetë ndryshme nga herët e tjera pasi do të jetë një kongres në pjesën e parë i hapur për grupin për aktorë dhe faktorë shoqëror apo të ftuar. Një numër panelesh të shtrira jashtë sallës së Kongreseve qoftë në pjesën përpara saj apo në bulevard apo tek Nënë Tereza ku do ti kushtohemi disa temave në diskutimet tona, i kemi identifikuar si tema të një rëndësie të dorës së parë.

Duke filluar nga tema e politikës së jashtë Shqipëria, rajoni dhe natyrisht marrëdhëniet tona me Europën tek tema e energjisë që sot ka një rëndësi edhe më të veçante sesa në të përditshmen e saj, me mjedisin dhe lëvizshmërinë, tek tema tjetër tek shëndeti dhe mirëqenia dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit. Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarë të kryesisë së PS së bashku me anëtarë të kabinetit ku do jenë të ftuar të marrin pjesë vec deputetë edhe të ftuar të tjerë sipas fushave.

Më pas në sesionin tjetër ku vec fjalës sime do të ketë focus në disa drejtime të rëndësishme së pari Këshillimi Kombëtar, rezultat që do publikohen nesër dhe përbëjnë një arsye shumë të fortë për tu diskutuar. Cështja e angazhimit politik si një cështje shumë e madhe sot e këndvështrimit shoqëror ndaj politikës.

Natyrisht këtu kemi e sfidën e madhe që ka fituar dhe do vijojë të fitojë nëse do jemi vazhdimisht edhe opozitë e vetvetes në sensin më të mirë dhe do vijojë të ecë në ritmin e një vetë riformimi pa pritur që të tjerët ti venë në pah. Pastaj është pjesa që ka të bëjë me rolin e PS në procesin legjislativ dhe sfida më e madhe ende e pazgjidhur e një mardhënie nga përfaqësuesit e zgjedhur, pastaj sesioni tjetër organizativ. Të gjithë punën e bërë që sekretarët do të raportojnë për atë që kanë bërë, por edhe për vizionin e tyre lidhur me ato rol dhe objektivat e tyre për të realizuar vizionin që në fund do kërkoj dhe miratimin e Kongresit.” tha ndër të tjera Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img