Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Do jeni në shtator sërish ministre e Ramës? Përgjigjet Manastirliu

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është pyetur nëse do të jetë sërish pjesë e kabinetit qeveritar në shtator.

Ajo tha se ende nuk është vendosur, dhe se çdo gjë është në dorë të Ramës. Për të e rëndësishme është të punojë për vendin.

Lidhur me koston e sistemit të shëndetësisë gjatë kësaj kohe pandemi, Manastirliu tha se ka shkuar deri në 60 milionë euro.

Pyetje: Do jeni pjesë e kabinetit të qeverisë së re të Ramës?

Manstirliu: Këtë e di kryeministri, unë do e çoj përgjegjësinë time deri në fund. Ne nuk kemi kohë për pushim, është tagër i kryeministrit për të zgjedhur kabinetin e tij.

Fevziu: Do donit të ishit në të njejtin pozicion?

Manastirliu: Të punosh për vendin është nder i madh. Nuk ka rëndësi çfarë pozicioni, rëndësi ka të bësh detyrën që të kërkohet.

Pyetje: Sa është kosto e deritanishme e sistemit të shëndetësisë nga pandemia?

Manastirliu: Ka një vlerësim makro në raport me buxhetin që është vendosur, tejkalon 60 milionë euro.

Pyetje: Me gjithë ndihmat që kanë dhënë partnerët?

Manstirliu: Jo, vetëm buxheti i shtetit.

Pyetje: I kemi shfrytëzuar të gjitha ndihmat e BE?

Manastirliu: Patjetër dhe unë i jam mirënjohëse partnerëve tanë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img