Hapësire reklamuese


Politikë

Do jeni krah Berishës të enjten? Bardhi: Mbështesim çdo protestë kundër Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Do jeni krah Berishës të enjten? Bardhi: Mbështesim çdo

Kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka folur për media pas takimit me Berishën dhe grupin e tij mbështetës. Ai foli për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, duke thënë se prokurorët kishin paraqitur shumë pak fakte për Berishën.

“Asgjësimi i Opozitës përmes disa veprimeve të koordinuara në disa plan e ka bërë që ne të vijojmë aksionin tonë. Në emër të grupit dua të shpreh keqardhje për standardet që ndjek mazhoranca. Kur bëhet fjalë për opozitën nuk ka rëndësi çfarë shkruhet në Kushtetutë, por vullnetit politik i Ramës. Dua të përsëris qëndrimin e datës 23 tetor se në gjykimin tonë, bazuar dhe në portikun që ndalimi i daljes jashtë shtetit si masa shtrënguese do duhet patjetër të autorizohet nga Kuvendi. Për rastin e Ahmetajt u paraqitën 1400 faqe, ndaj Berishës ka pasur një relacion me 5 fare dhe asnjë provë shtesë”, tha Bardhi ndër të tjera.

Bardhi po ashtu është pyetur nëse do të jetë në protestën e thirrur të enjten nga Berisha, deputeti tha se mbështesin çdo protestë kundër regjimit të Ramës.

“Une dhe çdo deputet i opozitës duke të bashkëpunojmë dhe duhet të jemi në çdo protestë...ka patur dhe ka mbështetjen time çdo protestë kundër regjimit të Ramës. Kemi një aksion dhe detyra është të vijojë brenda Kuvendit. Më pas se si do jetë skenari nëse do i bashkohemi protestë, do i shikoni të enjten”, tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese