Këngëtari i njohur, Sabiani, mbrëmjen e djeshme ka rrëfyer eksperiencën e tij në “Big Brother”, marrëdhënien e ngushtë me Ilirin dhe jetën e tij personale.
Ai ka treguar se kalon shumë kohë me fëmijët e tij, mirëpo mërzitur paksa për djalin sepse nuk i fliste në momentin që doli nga shtëpia.
I pyetur në lidhje me marrëdhëniet që ka me nënat e fëmijëve të tij, këngëtari ka thënë se ka një raport të shkëqlyer dhe i vlerëson shumë, pasi nëse nuk do të ishin ato nuk do të kishte Kejsin dhe Enesin.
“Do të jem shërbëtori i tyre gjithë jetën”, ka thënë ai në emisionin “Goca dhe Gra”.