Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“Do jem Kryeministri i të majtëve dhe të djathtëve” Basha i entuziasmuar nga Tepelena u bën thirrje qytetarëve: Votoni më 25 prill për ndryshimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë Demokratike në kuadër të fushatës së tij elektorale është ndalur në Tepelenë.

Gjatë fjalës së tij Basha i entuziasmuar u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kishin dalë ta prisnin me brohoritje  se më 25 prill Shqipëria do të ndryshojë dhe për të arritur këtë ndryshim të majtë dhe të djathtë duhet të votojnë numrin 9.

Si në çdo takim tjetër kryedemokrati listoi përsëri të gjitha dështimet dhe premtimet e pambajtura të qeverisë Rama gjatë këtyre tetë viteve qeverisje.

“Rrugëtimi ka nisur nga Saranda dhe do të përfundojë në Tropoje. Por nuk do të ndalet aty ditë pas dite deri më 25 prill këtë energji ta kthejmë votë për ndryshim, votë për Shqipërinë, votë për shqiptarët, për Tepelenën. Ndaj jam i mbushur me entuziasëm pasi entuziasëm shoh në sytë e të gjithëve që takoj. Ndaj ju ftoj që këtë energji ta konsiderojmë të pakufij ti jap dhe ti zgjerojmë për bashkimin për ndryshimin dhe të mirëpresim aty të gjithë vëllezërit e motrat tona të ciëlt presin me padurim ndryshimin, ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptar. Kudo në këto ditë dhe javë të jashtëzakonshme takoj nëna të shqetësuara për fatin e fëmijëve të tyre që duan të largohen dhe të tjera me sytë e mbushura me lot për largimin e fëmijëve në emigracion për shkak të tetë viteve dështim, tetë vite të mbushura me gënjeshtra, prandaj votoni më 25 prill Partinw Demokratike. Tepelena nuk i duron gënjështrat.  Nuk mund të pranojnë tetë vjet gënjeshtra dhe përsëri të njëjtin dështim të trokasë përsëri në dyert e banorëve të Tepelenës,  Këlcyrës dhe Përmetit. Ai që ju la tetë vite numëro po troket prap, mos ja hapni derën më të keqes. Ai që nuk bëri asgjë për tetë vite nuk ka për të bërë më gjë. Baballarët duan vende pune paga më të larta, nënat shkollim për fëmijët, fermerët duan subvencionim.  Qeveria jonë do të jetë qeveri e gjithë shqiptarëve. Tetë vite i kanë lënë në baltë të djathtë dhe të majtë.  Të djathtë dhe të majtë u them bashkohuni për ndryshim të gjithë bashkë. Nuk ka ndryshim pa e larguar atë që për tetë vite e la Shqipërinë vend numëro. Nuk u kujtua për asgjë tjetër veçse për batuta tallje arogancë në kurriz të shqiptarëve. Unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve pa dallime ekonomike. ”- tha Basha.

Basha shtoi se lumi Vjosa është një ndër perlat e Shqipërisë dhe do bëjë të mundur që përmes investimeve ta kthejë këtë zonë në një nga pikat turistike më të zhvilluara.

“Vjosa një nga perlat e bukurisë Shqiptare dhe ky burim i pashtershëm uji duhet kthyer në një burim pasurie duke bërë të mundur që Tepelena, Përmeti të përfitojë nga zhvillimi mikrptija dhe turizmi. E filluam bashkë dhe bashkë do ta vazhdojmë që do lidhë Tepelenën dhe Kurveleshin dhe do të bëjë të mundur që zemra e shqiptarisë e zemra e Labërisë të jetë zemër e zhvillimit për çdo shqiptar”- shtoi ai.

Në përfundim të fjalës së tij Basha i’u drejtua të gjithë ish-minatorëve duke u thënë se brenda gjashtë muajve të parë të mandatit të tij “statusi i minatorëve që kaluan jetën e tyre në tokë do të negociohet nga qeveria e ndryshimit që do të votoni më 25 prill”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img