Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Do japësh dorëheqjen apo do e fitosh prapë lojën brenda PD po humbe lojën e madhe jashtë PD? Basha: Unë e kam dhënë përgjigjen, nuk ka…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Arjan Çani e ka pyetur sonte kryetarin e PD-së, Lulzim Basha nëse do e japë dorëheqjen nëse humbet apo do bëjë çmos që ta fitojnë sërish lojën e vogël brenda PD.

Basha tha se nuk ka lojë brenda PD dhe se ai do të fitojë në 25 prill, ndërsa Rama do të humbasë.

Çani: Atëherë kam përgatitut një pyetësor, unë po e vë veten në lëkurën tënde dhe sikur jam Basha, po flas me vete dhe ti do thuash vetëm po ose jo. Unë jam i pandalshëm, madje do e fitoj dhe lojën e vogël brenda PS, edhe nëse nuk e fitoj lojën e madhe jashtë PD.

Lulzim Basha: Nuk ka lojëra brenda PD-së, nuk ka lojë të madhe, çdo gjë është e pandalshme në 25 prill. Po vi nga takimi i fundit me të rinjtë, jam i pandalshëm.

Pyetje: Do ketë amnisti për gjobat e pandemisë?

Basha: Do ketë amnisti për gjobat ndaj qytetarëve, për atë shumë 28 mijë lekë që ja ngjit te fatura e OSHEE. Ditën e fundit Rama bëri diversion duke më ftuar mua donte të gjente një deriçkë dhe të hynte në qeverinë time, por jo. Ne jemi ndryshimi, jemi e ardhmja.

Çani: Ore Rama e tha hapur që do iki nëse humbas, po ti çfarë do bësh pse nuk e thua?

Basha: Unë e kam thënë përgjigjen time. Opsion të dytë nuk ka, nuk ka. Rama humb dhe unë fitoj, bashkë me mua fiton gjithë Shqipëria.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img