Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Do jap dorëheqjen nëse Rama merr 71 mandate’, Spahiu jep 6 argumente pse Meta s’do e mbajë fjalën: Është ujk i vjetër, me një gur vret dy zogj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4386cf23209523cb13a5dd8ae0f57801

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar deklaratat e Metës së fundmi lidhur me zgjedhjet e ardhshme, tha se Kreu i Shtetit nuk do e japë dorëheqjen.

Spahiu renditi në “Open” 6 argumente që sipas tij tregojnë që ai nuk do dorëhiqet pas 25 prillit edhe nëse Rama fiton zgjedhjet.

Spahiu: Kam argumenta që nuk do të ndodhë dorëheqja e Ilir Metës.

Së pari, në historinë botërore ky është rasti më i paprecedentë kur një president del e thotë “nëse gruaja ime humbet zgjedhjet unë do të japë dorëheqjen”, se kjo tregon që është në konflikt interesi.

Së dyti Meta është zgjedhur para 4 vitesh, pra ky mesazh i bie të jepet në fundin e mandatit se e sheh shumë mirë që nuk do zgjidhet sërish nëse opozita humb zgjedhjet.

Së treti Meta deklaron nëse do jenë 71 vota ku dihen shumë mirë 90% të mundësive se PS dp të dali parti e parë jo të fitojë qeverinë, dhe ai e di këtë.

Së katërti Meta paralajmëron se mandati i tretë i Ramës nuk do të njihet pra do jetë avazi i vjetër të thonë u manipuluan, por s’do japë dorëheqjen se demek nuk i ka fituar me votë të lirë Rama zgjedhjet.

Së pesti ka treg se nuk e mbaj fjalën kur tha se do japë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias do japë një vlerësim kundër meje, erdhi Venecia dha vlerësim kundër dhe ai nuk e dha dorëheqjën.

Së gjashti Meta duhet të japë dorë nëse fiton Basha sepse ai u zgjodh nga maxhoranca dhe njerëzit e Bashës në çadër u mblodhën për Bashën kundër Metës.

Meta është ujk i vjetër me një gur vret dy zogj. Ai thotë jap dorëheqjen dhe i thotë Bashës edhe ti që humbe zgjedhjet dil jashtë hap rrugën. Presion për të vendosur një standart tjetër.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img