Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
34 %
1kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

“Do isha më i fortë se Këlliçi përballë Veliajt”, Alimehmeti rrëfen gjithçka pas tërheqjes nga gara e primareve të PD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili u tërhoq nga gara e Primareve të Partisë Demokratike, pasi doli në balotazh me kandidatin tjetër, Belind Këlliçin, ka folur rreth rrugëtimit të tij në politikë.

Alimehmeti tha se vendimi i tij për të marrë pjesë në Primare ishte shumë i thjeshtë dhe se kishte shumë njerëz të cilët e shtynë për ta marrë këtë vendim.

“Vendimi për të marrë pjesë në primare ishte shumë i thjeshtë. Nëse je qytetar në këtë qytet, sheh shumë gjëra që nuk shkojnë. Nuk të lë ndërgjegjja që mund të bësh diçka për këtë vend. Kjo është ndërgjegjja komunitare. Fjala Bashki do të thotë bashkësi. Ta harrojnë që gjërat ndodhin nëse je pasiv, kuptohet brenda mundësive. Pati një shtytje të madhe, njerëzit që mbështetën kandidaturën time. Një numër i madh njerëzish e donin kandidaturën time.  Unë u propozova nga struktura në masë të madhe”, tha Alimehmeti.

Për rezultatet e 4-dhjetorit kur u zhvilluan primaret e PD, teksa falënderoi mbështetësit e tij, Alimehmeti tha se përqindja e lartë e votave për dikë që sapo hyri në politikë ishte tregues i qartë se njerëzit donin ndryshim.

“Një falënderim i madh që më mbështetën në atë ditë. Mbështetja ishte aktive. Rreth 8 mijë e 600 vetë erdhën për të votuar, rreth 2 mijë prej tyre më mbështetën mua. Ishte tregues i qartë për ndryshim. Përqindja e njerëzve që kërkojnë ndryshim për mirë është e madhe. Dy figurat e tjera ishin drejtuese dhe të regjur. Nuk është se gara u la përgjysmë. Ne ishim përballë një balotazhi matematikor, por jo politik”, tha Alimehmeti.

I pyetur se nëse do ishte kandidat më i fortë përballë kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, sesa Belind Këlliçi, Alimehmeti u përgjigj me “po”.

“Po. Prandaj kandidova”, tha Alimehmeti për Top Channel.

Belind Këlliçi do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023.

Dy kandidatët e balotazhit të procesit të primareve në PD, Ilir Alimehmeti dhe Belind Këlliçi njoftuan sot se do të garojnë së bashku, sipas modelit amerikan.

Kështu Këlliçi do të jetë kandidati për kryetar, ndërsa Alimehmeti do të jetë kandidati për nën-kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Më shumë


spot_img









spot_img